Albspirit

Media/News/Publishing

Haris Vongli: Një lot sa një botë

Image result for haris vongli

Nuk i kisha vënë re kurrë më parë,
Damarët e tu.
Veç kur u përkula, me gjunjë e sy.
Kraharorit iu mblodha sa një lot –
Një lot sa një botë.

Ti nuk mu gjende kurrë krahë
Edhe kur fjalët e tua ngjanin me një Zot.
Ti nuk mi shtrëngove duart
Edhe kur në një vijë ecnim
Mbi paralele e meridianë.
Ti nuk më puthe, unë përvëloja zjarr
Edhe kur mbi pëllëmbë t’u ula.
Ti ike menjëherë sa t’u përgjërova.
Ndieva veç erën e shiut kur
Damarët e tu ishin të ftohtë,
Kundërmonin metal makinerish.
Duart e tua humbën tërë memorien
Dhe unë mbeta jetim.
Gishtat që më shtrënguan tërë fëmijërinë shpirtërore
Nuk mu përputhën përmbi shpinë.

Dhe unë i besova veç nënës sime.
Nëna e një vajze dhemb ndryshe.

Please follow and like us: