TË BASHKËJETOSH ME FRIKËN
Oana Glasu
Romani i fundit i shkrimtarit Thanas Medi, “Valsi i një dasme fantazmë”, ka tërhequr vëmendjen time përsëri sot, saktësisht nga këndvështrimi i temës qendrore që trajton, përkatësisht frikës. Kam rilexuar disa fragmente domethënëse dhe kam pyetur veten se si mendja apo trupi i njeriut mund të harrojë. Sigurisht, këndvështrimi im ka të bëjë me atë që po ndodh sot kontekstualisht, në fakt me atë që po ndodh me ne, me atë që jetojmë individualisht, të mbizotëruar nga frika. Frika është virusi më i vjetër, me transmetim i trashëgueshëm, ne duke qenë bartës të tij, pak a shumë të vetëdijshëm. Dhe nëse ne kemi lindur me të dhe e ndiejmë atë nga ulërima e parë e prindërve, nga nota e parë e vogël në shkollë, nga puthja e parë e vjedhuretj, deri në vdekjen e pashmangshme, me të cilën sigurisht që jemi të gjithë borxhlinj, pse harrojmë? A është e mundur që mendja apo trupi ynë të mos ketë fituar ndonjë kujtesë, të mos kemi mbrojtjen e nevojshme për ta luftuar atë, si ndjenja më e dëmshme që shkatërron para çdo faktori konkret që do të na prekë? Frika nuk është më një emocion i thjeshtë. Ajo është gjithashtu uri dhe etje dhe dashuri dhe urrejtje, duke e shfaqur veten në mënyrën më instinktive të të gjithave. Sot, kur është me të vërtetë shumë e dukshme dhe e prekshme bëhet kundërshtari ynë më i keq përmes vetë-sabotimit që praktikon shumica prej nesh. Jo frika imagjinare apo konkrete shkatërron, por vetë mendja, në të gjitha situatat e konfrontimit të drejtpërdrejtë, siç është ajo e tanishmja. A mund të shpëtojë dikush apo të shërohet nga frika? Nuk mendoj kështu! Por ajo që ne mund të bëjmë duke lexuar të tjerët dhe duke mësuar nga përvoja e tyre, është se ne nuk duhet ta lejojmë veten të kontrollohet nga emocioni i saj. I frikës! Le të bashkëjetojmë, por të mos i japim më shumë fuqi.
Mendoj se gjëja më e rëndësishme sot është të besojmë në sintagmën “së bashku” dhe kur të kemi frikë së bashku, do të kemi më pak. Në romanin e Thanas Medit, ndjenjat anësore që gjithashtu kuptohen gjatë jetës së personazheve dhe që së bashku nënkuptojnë guxim, na mësojnë artin e mbijetesës në krizë. Autori thyen pengesat, del nga vijat e imponuara nga konteksti i kohës dhe jep një liri ndjenjash në atë që vërejmë si ndërtim i jashtëzakonshëm të karaktereve. Nga personazhet e romanit mësojmë të jetojmë ndryshe, të dashurojmë duke rrezikuar, të kërcejmë duke qarë, të shpresojmë, të vdesim brenda nesh dhe të mbijetojmë me rrethana lehtësuese.
Sot ne jemi të gjithë të burgosur, duke parë qiellin nga dritarja, por do të ishte e rëndësishme të mos bëhemi të burgosur të vetë anktheve tona. Nuk e di se çfarë mund të na çlirojë më shpejt: lutja, shpresa, të menduarit pozitiv ose … mbase … leximi. Kam thënë më herët që të gjithë jemi borxhlinj me një vdekje, por para kësaj, më pëlqen të mendoj se jemi borxhlinj dhe të kemi një jetë.
Nëse deri dje ishim të lumtur dhe nuk e dinim, le ta përdorim këtë vetë-izolim dhe për një analizë e vetvetes. Frika mund të tejkalohet vetëm nëse nuk e injoron atë.
Është e Diel dhe do të kishim qëndruar në shtëpi gjithsesi, kështu që ju drejtoj një ftesë shumë të drejtpërdrejtë dhe miqësore për të lexuar! Dashuroni dhe lexoni!
„(…)I ikte shurdhazi shpirtit të saj, sitë qe diçka që i prishte punë, pengesë që s’kapërcehej lehtë,i kërcënonte lumturinë. Atë lumturi të fshehtë, të urryernga bota rreth tyre e që vinte e gjithanga ajo.Kur ajo, nga ana tjetër, s’bënte dot pa atë shpirt, s’ekapërcente as e braktiste dot, ndaj ai, që të nesërmen eshfrimit të saj, (Pse, këtë punë do bëjmë ne tani!); i vajtimë pranë.Si ta merrte shpirtin e saj me të mirë, u dha pasca gjëra të vogla që i jipnin takimit shkëlqim të ri, bënintë ndiheshe më bukur, më njeri. Para se të vinte, i veshimuret e aneksit me copakartoni ku shkruhej, “Të duashumë!”. Shkundi mbi mushamenj një vandak lulëkuqesh mbledhur mbrapa kapanonit, me petale shkrojti emrin esaj: MARKELA”.