“Dy herë vetëkarantinim”, pedagogia Haris Vongli: Në Shqipëri duhen bërë më shumë teste koronavirusi, mund të kemi më shumë të infektuar
Pedagogia Haris Vongli në një lidhje direkte për Abc News ka dhënë detaje në lidhje me vetëkarantinimin e saj në Pekin dhe tashmë në Tiranë. Petagogia është shprehur se në muajin janar është gjetur në Pekin ku dhe ka bërë vetëizolimin e parë pas shpërthimit të koronavirusit në Wuhan. Ndër të tjera në ajo ka theksuar se një shkak i përhapjes së madhe në Kinë dhe në botë mund të jetë bërë fakti se kur është raportuar shpërthimi i virusit në Wuhan kinezët kanë qenë pushim dhe ato janë njerëz që lëvizin shumë.
“Një virus i ri i panjohur që në fillim ka shenjat e një gripi normal. Ka qenë periudha e festimeve të Vitit të Ri Kinez. Unë isha me fat se isha në kohën kur Pekini ishte i boshatisur. U vetëizolova atje për 12 ditë. Por disavantazh në atë periudhë ishte se kinezët kishin pushim dhe qytetarët kinezë kanë lëvizje masive, duke bërë që të ketë qenë dhe periudha kryesore e përhapjes. Kinezët janë një popull i bindur dhe dhe i kanë ndjekur me qetsi të gjithë udhëzimet e qeverisë. Në 24 janar kur unë kam ardhë në Shqipëri ka ndodhur edhe izolimi i Whanit, i cili ka 12 milionë banorë, e cila është qëndra e provincës Hubei që ka 56 milion banorë, ndërsa Italia ka 60 milionë banorë. Një provincë e Kinës është sa një shtet i Evropës, ndaj jmu duhet ta mendoni se çfarë përhapje marramendëse ka pasur në kinë dhe në tërëbotën nga lëvizja e qytetarëve”, tha ajo
Gjithashtu pedagogia shqiptare ka deklaruar se nuk janë të mjaftueshme testete që janë bërë deri më tani në Shqipër, nëse do të ishin bërë më shumë sipas saj do të kishim më shumë persona të konfirmuar.
Pjesë nga biseda:
Si e more vendimin e vetëizolimit, ka qenë vendim i autoriteteve apo individual?
Ka qenë respekt ndaj vendimeve kineze, dhe disiplinimi i të gjithë popullatës kinezë. Kinezët janë ndryshe nga ne dhe nuk janë aq shumë socialë sa ne. Ishte normale që unë ti përgjigjesha thirrjes dhe të vetëizolohesha.
Ti ke qenë në shtëpi apo hotel?
Kam qenë në shtëpi me mikeshat e mia.
Ato nejtën me ty 12 ditë apo u kthyen?
Jo ato kanë qëndruar, ndërsa unë ika pasi u kthyen të gjithë studentët në të gjithë vendet e tyra të origjinës dhe unë nuk kisha punë pasi isha vetëm për një peridhë të shkurtër ku dhe impenjimet për të cilat unë isha u anuluan.
Po për ushqimet si ja bëje?
Atje nuk bëhet pazari për ditë mjafto një herë në javë. Nëse ti nuk ke kohë të gatuash mjafto të telefonosh. Kina është një vend i ndotur dhe ndotja në Pekin është e lartë dhe shpesh herë nga mbipopullimi atje mbahet maske dhe dorashka dhe disinfektues. Ata nuk janë njerëz që takohen.
Çfarë ndikoi sipas teje në përhapjen e gjërë të kësaj pandemie?
Mos informimi, popullsia e madhe dhe ato nuk e dinin se çfarë po ndodhte. Flitet që për herë të parë virusi është përhapur në një market në Ëuhan nga lakuriqët e natës nga supa me lakuriq të natës. Ato e kanë traditë një gjë të tillë, por nuk e dinin se mund të vinte një e keqe nga ky lloj ushqimi. Kina e kontrollon informacionin, është një popullatë e madhe por është nën kontroll informacioni.
Po ti gjatë izolimit ke parë dhe atë që pasqyronte media për publikun, si e gjykon këtë pasqyrim?
Media ka qenë korrekte pasi tregonte se në Ëuhan kishte një rritje të personave të infektuarve dhe tregonte dhe video që qëndronin në derën e spitaleve dhe binin në rrugë. Videot vinin nga Ëuhanit dhe atje ka pasur një përhapje marrëmëndëse. Sipas autoriteteve personat binin në rrugë për shkak të etheve. Ne të kemi fatin që e kemi shembull Kinën.
Çfarë linje arjrore ke përdorur?
Nga Pekini në Abu Dabi me masa të rrepta dhe me kontrolle ne Pekin, në çdo avion vinin persona me aparaturat e matjes së temperaturës. E njëjtja që më ndodhi dhe në Abu Dabi ndërsa në Beograd më thanë se ishte në skaner. Në Shqipëri nuk kishte filluar ende një kontroll i tillë, ato më pyetën, nga vija dhe më pyetën se nëse isha kontrolluar apo jo. Mendoj se akoma në shqipëri nuk kishte ardhur ende ai informacion.
A tentove të bëje analizat në Shqipëri, pasi u ktheve?
Jo pasi unë vija e mirinformuar nga Kina kisha kaluar 14 ditë në vetëkarantinim, dhe simptomat shfaqen pas 5 ditëve. Testimi nuk bëhet për këdo, dhe pse për mua duhet të bëhet një gjë e tillë dhe besoj se në Shqipëri është një situatë e menaxhueshme nëse aplikohet një gjë e tillë.
Ku është ndryshimi mes kinezëve dhe shqiptarëve persa i përket masave që kanë marrë dy shtete
Ne jemi një popull shumë i dashur me njëri tjetrin, jemi shumë social e kemi vështirë që të bëhemi asocial. Kështu janë ballkanasit.
Me këtë ritëm që po ecën Shqipëri, çfarë duhet të ishte bërë ndryshe sipas teje?
Testet besoj se duhet të bëheshin më shumë testime, unë mendoj se në Shqipëri virusi mund nga 1 janari deri më 15 mars në Shqipëri mund të ketë hyrë mijëra shqiptarë nga Italia ndërkohë që shifrat mund të jenë shumë më tepër. Ndaj mendoj se numri i testeve është shumë i vogël.Sipas meje mendoj se nëse do të kishte më shumë teste të bëra do të kishim më shumë persona të konfirmuar me COVID 19.