Albspirit

Media/News/Publishing

Shqiptarët bëjnë një hap të madh, heqin dorë nga spiunimi (përjashto emisionet televizive të mëngjezit)

Zjarri', 'Shpata', 'Pushka' e 'Libri' zbardhen 16 pseudonimet e ...

Në vitin 2019 u regjistruan vetëm 14 sinjalizime për akte korruptive në shtet dhe në privat. Në raportin e inspektoratit të lartë të deklarimit të pasurive thuhet se numri i ulët i denoncimeve vjen për shkak të mungesës së besimit. Ndërkaq 115 zyrtarë janë kallëzuar në prokurori.

Bilbil-fryrësit u konsideruan si mundësia më e mirë për zbulimin e rasteve korruptive në administratën shtetërore dhe në kompanitë private. Madje raportohet se janë ngritur 612 njësi përgjegjëse, nga të cilat 444 në sektorin privat. Pavarësisht kësaj në një vit rezultojnë vetëm 14 sinjalizime, që kanë vënë në veprim institucionet e hetimi. Ligji parashikon që sinjalizuesi nuk mund të shkarkohet nga puna nëse zbulohet identiteti i tij. Por në një prej këtyre rasteve rreziku ka qenë i dukshëm. Në raportin që ILDKPIU ka paraqitur në kuvend thuhet se për një rast është kërkuar mbrojtja nga hakmarrja. Po ashtu njësitë kanë paraqitur 147 raporte për administratën shtetërore, prej tyre vetëm dy janë trajtuar si raste korrupsioni. Në sektorin privat prej 244 raporteve vetëm një është konsideruar si korrupsion. Gjatë vitit të shkuar janë verifikuar 1417 subjekte që kanë deklaruar pasurinë, ndaj të cilëve 54 janë vendosur gjoba Pas verifikimit të pasurive 115 zyrtarë janë kallëzuar në prokurori për deklarim të rremë ose fshehje të të ardhura, duke e ccuar numrin e referimeve 430. Në raport thuhet se mungesa e rasteve të sinjalisimit vjen si pasojë e disa faktorëve ku mund të përmendet mungesa e besimit në lidhje me trajtimin e rastit me paanshmëri dhe frika nga hakmarrja e punëdhënësve.

Please follow and like us: