Albspirit

Media/News/Publishing

Preng Maca: Frikë nga parajsa

Image may contain: 1 person, standing, mountain, ocean, sky, outdoor, water and nature

E ngushtë, e vështirë, pa kuptim u bë dita
nata e rëndë me ato zgjime të shpeshta
jeta, thuajse, ‘lexon’ një stop me të gjitha
nga të gjitha anët ta luan me sy vdekja.

Çfarë të bësh më në këtë ferr tokësor?!
dashuria u zhvesh aq shpejt nga prekjet
e ftohtë shfaqet bota me një tis të lehtë mortor.
kurrë nuk është folur kaq shumë për vdekjen.

Tani mund të shkosh aq befas në parajsë
është mirë atje,
pse trembemi nga vdekja?
të njëjtët jemi sërish, veçse ndërrojmë trajtë
por frikë kam, se dhe atje
është ndaluar prekja.

Please follow and like us: