Albspirit

Media/News/Publishing

Bujar Llapaj: Vajtuesit e vonuar të Teatrit Kombëtar!

Image may contain: one or more people

Bujar Llapaj

Vajtuesit e vonuar të Teatrit Kombëtar
Për të gjithë ata që vajtojnë sot shembjen e Teatrit dhe heshtën në kohën që duhej ta mbronin atë kam një histori – debat me mamanë time.
Diku nga mesi i viteve ’80 në kohën e verës që unë e kaloja në fshat, kishte vdekur një burrë (nuk më kujtohet emri i tij) të cilin mamaja nuk e shihte dot me sy. Vetëm kur e shikoj që vishet me të zeza dhe bën të dalë.
Ku po shkon e pyes unë.
E ja atje tek ksodhi atij meitit, mu përgjigj.
Nuk i thashë gjë atë moment. Kur u kthye, akoma me atë pamjen e “dhimbshme”(zakon më shumë teatral i traditës shqiptare të vajtimit), e pyes:
“Hë e qatë me ligje”?
“E e qamë merhumin”, thotë ajo.
“Po mirë kë qave ti, atë që ti e ke sharë dhe nuk doje ta shihje me sy”? – ju ktheva unë.
“E jo mo jo, nuk qava për atë po për të mitë që nuk i kam më”!
Kështu u mbyll ai debat me mamanë time të dashur.
Edhe ju “qaramanët” e vonuar të Teatrit qani për shpirtin tuaj të humbur!

Please follow and like us: