Ali Daci: FUSHA E PESHTERIT (3)
GJURMËVE TË NJË HISTORIE TË HARRUAR
FERIZ SALLKU NJË NDËR KRYEKAÇAKËT I SANXHAKUT DHE MURAT LOTINA DËSHMORËT E SHQIPËRISË ETNIKE
Historia shqiptare i ka shumë borxh këtij patrioti e atdhetari, ashtu siç u ka borxh shumë bashkëluftëtarëve të tij, trimave të Sanxhakut të cilët deri në vdekje nuk u pajtuan më robërinë .Populli shqiptar duhet të ndëroj gjakun e patriotëve të renë për lirin e kombit e burrave si Shaban Polluzha, Mehmet Gradica, Azem e Bejta e Shotë Galica, po ashtu duhet të ndëroj gjakun dhe veprën kombëtare të burrave atdhetar siç ishin Feriz Sallkun, Isuf Mehoviqin, Mehmet Kaliqi, Mehmet Spahi, Nexhib e Ferhat Draga, Galan Kërshiqi, Aqif Blyta, Ahmet Daci, Zaim Smail Huka, Murat Lotina e shumë atdhetar tjerë që nuk kursyen jetën për lirin dhe bashkimin kombëtar etj.
Feriz Sallku është i njohur si kryekaçaku i kaçakëve të Sanxhakut në periudhën e krijimit të mbretërisë SKS. I lindur në Crnish afër Tutinës në vitin 1875 ai u rrit në një përiudhë të përgjakshme të historisë sonë. Për shkak të terrorit që xhandarmeria serbe e Kosta Peqncit kishte aplikuar mbi popullatën shqiptare në rrethinën e Tutinit dhe Rozhajës, Ferizi organizoj çetat e kaçakëve për t’i dal zot vendlindjes dhe atdheut të tij. Në vitet 1922 vërejmë bashkëpunimin e ndërsjellët në mes të komitëve të Sanxhakut dhe kaçakëve kosovar, ku të dyja palët kishin të njëjtin qëllim, luftën për çlirim nga okupatoret serbo-malazez. Në vitin 1923 Kosta Peqanac me direktivën e Nikolla Pashiqit e gjeneral Tomiqit kishte ardhur në rrethin e Tutinës. Ardhja e tij ishte qëllimkeqe, kërkohej shkatërrimi e Feriz Sallkut dhe çetës se tij e cila numëronte 70 burra të zgjedhur të kësaj ana. Më të dëgjuar për ardhjen e forcave serbe Ferizi i zë pritat më shokë, më ç’ rast Kostës i lë vetëm rrugën e cila e shpinte në fshatin e lindjes së kryekomitit. Posa arriti Ksota në Crrnish me çetnikët e tij, Feriz Sallku i del para dhe i thotë: -“Ç’e mire të ka sjell sot këtu ?Nëse ke ardhë për të mirë, më të mirë do të përcillesh, por nëse do të mungoj një kokërr deleje ,ose do të mungoj një qime e kokës në radhët e shokëve të mi, as kush nga ju nuk ka për ta nxjerr kokën nga Crrnishi. Më turp Kosta i ka buzëqeshur Ferizit duke mos besuar se dikush mund t’i kërcënohej atij, ndërsa ky i fundit për t’i treguar kryeçetnikut se e ka seriozisht e ngit dorën në një drejtim më ç’ rast kërcet pushka, pastaj Ferizi, Kosta Peçancit i tregoj të katër anët e botës me krismat e pushkëve që vinin nga pritat për rreth. Martinat shqiptare e binden serbin se ishte plotësisht i rrethuar. Kosta Peqanac më këtë rast drodhi bishtin dhe u kthye i turpëruar në Tutin. Këto forca çetnike më parë, në vitin 1919 në rrethin e Ribariqit kishin vrarë e masakruar 28 anëtar të familjes Rizvanaj, ku në mesin e tyre ishin pesë vajza e gra. Forcat çetnike po ashtu në Mojstir afër fshatit të Ferizit kishin vrarë tre vëllezërit Xhekaj. Për t’u hakmarrë Feriz Sallku kishte organizuar në vitin 1923 një sulm mbi forcat çetnike të stacionuara në Ribariq. Nga sulmi i pa pritur dhe mirë i organizuar kanë lenë kokën mbi 200 çetnik. Feriz Salku në popull ka qenë i njohur si luftëtar besnik dhe trim i pa parë. Nën komandën e tij ishin bjeshkët e Mokrës, Humit, Hajlës dhe lugina e Ribariqit, e njohur si porta e Sanxhakut. Për Ferizin çetniket shpreheshin se nuk e kapte plumbi i zakonshëm, por duhej gjetur një nga ari, duke aluduar në tradhtinë ,pasi që ai shumë herë ka shpërthyer rrethimet çetnike pa marr as një plagë. Qeveria SKS Feriz Sallkun, Bajarm Currin e Isuf Mehin i kishte shpallur si personat më të rrezikshëm për mbreterinë. Lufta e Dytë botërore ketë atdhetar e gjen në moshë të thyer. Ferizit kurrë spiunët serb nuk ju hoqën qafe, por ai kurrë nuk ju dorëzua armikut. Ai duke u strehuar tek të afërmit dhe shokët e vet i ka shpëtuar burgjeve serbe, por nuk ka mundur t’i shpëtoj dorës vrastare tradhtare. Pasiqë xhandarmëria serbe e përcillte këmba-këmbës, Ferizi se bashku më të shoqen dhe fëmijët strehohet në Shqipëri. Ai vendoset në qytetit e Fierit. Xhandarmeria serbe kishte paguar tradhtarin Abdyrrahim Brunçeviqin nga Melaja e Bihorit për të likuidimin e patriotin nga Tutini. Pasi që tradhtari i kishte rënë në gjurmë në vitin 1943 në prit, në afërsi të shtëpisë së tij në Fier, vritet Feriz Sallku. Vdekja e tij që e dhimbshme për shokët e luftës dhe të idealit. Edhe pas vdekjes se tij, të bijt Ismeti, Kadria e Esadi ndiqen nga UDB-ja jugosllave dhe migrojnë në Shqipëri, dhe nga aty ndiqen nga komunistet e Enver Hoxhes, si bijtë e një antikomunisti dhe emigrojnë në Australi ku edhe sot jetojnë. Me rënien e diktaturës në Shqipëri dhe vendosjen e demokracisë në vitin 1996 Ismeti kthehet përsëri në Shqipëri. Historia shqiptare i ka shumë borxh këtij patrioti e atdhetari, ashtu siç u ka borxh shumë bashkëluftëtarëve të tij, trimave të Sanxhakut të cilët deri në vdekje nuk u pajtuan më robërinë .
MURAT LOTINA (LOTINAC) DESHMOR I SHQIPËRISË ETNIKE
Murat Lotina lindi më 1891 në fashatin Krushevë, nga babë Hasani e nënë Hata. Familja e Lotinëve gëzonte një respekt për bujari dhe atdhetarizëm në Sanxhak dhe më gjerë .Duke e parë forcat serbe se Lotinet nuk ua kishin frikën, ata më kohë kishin vënë në shënjestër oxhakun e këtij fisi. Qeveri e dalë nga lufta partizane e shpalli armik të popullit dhe së kunder tij u ngrit në këmbë një njësi e tërë partizanësh. Në një luftë ballë për ballë që zhvilloj më forcat partizane në maj të vitit 1946 në Turjak të Rozhajës heroikisht bie në fushën e nderit, komandanti dhe patrioti Murat Lotina.
Lufta për mbrojtjen e trojeve shqiptare nga forcat çetnike ka qenë një ndër dëtyrat jetike të shumë patrioteve shqiptarë të Sanxhakut në prag dhe pas Luftës së Dytë Botërore. Më shpërthimin e Luftës së Parë Botërore, në vitin 1914 forcat ushtarake të Austro-Hungarisë për një kohë të shkutër pushtojnë Serbin dhe Malin e Zi. Shqiptarët duke qenë nën sundimin e eger të serbo-malazezve, më 20 nëntor të vitit 1915 këto forca i pritën në Pazar të Ri si forca çlirimtare pasi që ishin merzitur nga sundimi dhe okupimi i Serbisë dhe Malit të Zi. Kjo qeveri sllave e cila vetem në përiudhen përgjakshme të viteve 1913-1914 kishin aplikuar një gjenocid dhe egzodus të pa parë gjerë atëhere për shqiptarët e Sanxhakut. Duke qenë shqiptarët të pa mbrojtur në atë kohë përjetojnë fatin e popujve të vegjel duke luftuar në logari të forcave të mëdha siç ishin atëherë forcat Austro-Hungareze. Pas gjashtë viteve në sherbim të ushtrisë turke (1916-1921) Murat Lotina më një grup bashkëdhetarësh, të cilët iu shpëtuan luftrave turko-angleze kthehet në atdhe. Vendlindjen e tij, Krushevën e Pazarin e Ri ai e gjenë në një gjendje të mjeruar dhe të katandisur nga rrethim i forcave çetnike të cilat i kishin vu dëtyrë vehtes që këtë pjesë të Sanxhakut ta pastronin mirë nga banuesit autokton shqiptarë duke i vrar e shpërngulur me dhunë për në Turqi e përtej oqeanit. Në vitin 1939 Murat Lotinën e gjejmë në Gjermani ku kishte shkuar më dëtyrë të caktuar. Atje ai do të blente armë dhe të armatoste shokët e vet të idealit. Mirëpo, atje ai bie në burg dhe një vit e kalon në llogoret Gjermane. Ai në Sanxhak kthehet kur forcat çetnike ishin thyer nga forcat vullnetare shqiptare. Më të arritur ai kap pushkën për mbrojtjene e tërësisë teritoriale shqiptare. Aqif Blyta e fton menjëherë dhe ia beson mbrojtjën e një zone shumë të gjerë duke filluar nga fshati Lukar e deri në qytezën e Tregovishtës ( Rozhajë). Më të marrë urdhërin nga prefekti i Pazarit të Ri Aqif Blyta, Murat Lotina bënë mobilizimin e vullnetarëve që do të luftojnë nën flamurin shqiptar. Nën komanden e tij më armë në dorë do të rreshtohen mbi 300 burra nga rrethi i Tutinës e që më përkushtim e dinjitet do të mbrojnë këtë trevë për katër vite më radhë.
Murat Lotina më sukses ka udhëhequr luftërat për lirimin e Sanxhakut nga hordhit çetnike siç janë lufta e Majës së Zezë, ajo e Gilit, beteja e Golisë e ajo e Rogozit. Çetat çetnike ishin stacionuara në fshatin Majë e Zezë në afërsi të bjeshkës së Rogoznës dhe Golisë. Këto forsa udhëheqëshin nga komandantet çetnik siç ishin Radomir Cvetiq dhe Mashan Gjuroviq. Ultimatumi i nisur nga Cvetiqi në adres të Murat Lotinës rrefente përgatitjet serioze të këtyre forcave për një sulm të përgatitur mirë, ku shprehej mllefi çetnik për vrasje dhe plaçkitje të fshatrave dhe zonës ku komandonte Murat Lotina e që përfshinte një hapsirë të madhe nga Ribariqi drei në Tregovishtë, pra në të dy krahet e rrjedhës së lumit Ibër. Në sulmet e befasishme të forcave çetnike shumë keq e pësonjë fshatrat Berbërishta,Trnava, Kalini e shumë fshatra tjera ku vdekjen e gjejnë mbi shtatëdhjetë veta, kurse në fshtin Lokva e Ujkut çetniket gozhdojnë dhe masakrojnë trupin e një të mituri shqiptare që nuk kishte më shumë se gjashtëmbëdhjetë pranvera dhe ashtu të gozhduar e lanë për disa ditë rresht. Vullnetarët shqiptarë duke parë tmerrin dhe gjenocidin më syt e vet, organizohen për mbrojtjën e qytezes së Tutinës. Kërcnimet çetnike sa vin e shtoheshin. Murat Lotina në këtë kohë shkon në Pazar të Ri dhe kërkon ndihmë nga Aqif Blyta, ndihmë në armë e municion dhe pikërisht kërkon topin më kalibrin më të madh që posedonte ushtria shqiptare në atë kohë. Aqif Blyta do të përmbush kërkësen e Lotinës dhe për në vijen e frontit do të nisë topim më të madh bashkë më predhat që kishte. Murat lotina ornganizon tërheqjen e tij më 16 pend qe deri në Krushevë. Nën komanden e tij topi vendoset në majën e Dublës e cila kishte një lartësi të barabart me bjeshkën për karshi të Majës së Zezë ku ishte shtabi i forcave çetnike.Topxhiu,i cili sipas komandës së Muratit shtiu në drejtim të kësaj pike e që qëllon më sukses disa herë mbi caqet çetnikët e pozicionuar aty. Më këtë rast i sjell armikut humbje të konsiderueshme në njerez .Pas tri orëve të sulmit të pandërprer Murat Lotina e pushton Majën e Zezë dhe zë rob të gjallë një numër të caktuar çetnikësh. Për lirimin e pengjeve të luftës Todor Dobriqi heq dorë nga pushtimi i mbi 70 fshatrave sa ka rrethi i Tutinës. Murati i liron pengjit dhe armëpushimi për një kohë të shkurtër respektohet. Në luftën për mbrojtjen e Krushevës, Murati plagoset rendë. Pas kapitulimit të forcave Gjernane në disa vende të Evropës, njësitë partizane në Sanxhak marrin ofanziva të suksesshme. Murati nuk pajtohet me iden e komunizmit sllav dhe kësaj ushtrie ia kthen pushkën. Ky burrë kurrë nuk u pajtua më sundimin e të huajve, kështu ai pos luftrave të zhvilluara kundër çetnikve serbo-malaze pushkën kurrë se ndali as kundër partizanëve, ku kundër këtyre të fundit ka zhvilluar dy luftra njëren në fshatin Hazan afër Beranit kah fundi i viti 1943, dhe lufta e 30 shtatorit e vitit 1944 që u zhvillua në malin e Jarutës afër Tutinit.
Mirëpo edhe beteja e zhvilluara në afërsi të Beranës dhe ajo në bjeshkën e Jarutit afër Tutinës kanë dëshmuar mirë patriotizmin dhe atdhedashurin e këtij burri. Duke qenë keq të armatosur dhe pa municion forcat vullnetare shqiptare thehen nga njësit partizane dhe dëtyrohen që të tërhiqen. Kështu në fund të tetorit të vitit 1944 Peshteri bie në duart e partizanëve e pikërisht atë e pushton Brigada e VII malazeze. Murat Lotina në fund të tetorit të vitit 1944 organizon edhe një sulm kundër njësive partizane në fshatin Gurdiell më çrast u shkakton mjaft humbje por nuk arrin t’i mposhtë tëresisht. Nga gjithë komandanten e kësaj zone ai kurrë nuk u dorëzoj armet partizanëve. U strehua për dy vjet më radhë nëpër malët e dëndura të Tutinës dhe Tregovishtës ( Rozhajës). Qeveria e dalë nga lufta partizane e shpalli armik të pëopullit dhe së kundër tij në kërkim u ngrit në këmbë një njësi e tërë partizanësh. Në një luftë të pa barabartë, një më njeqind e pesëdhjetë e ballë për ballë që zhvilloj më forcat partizane në maj të vitit 1946 në Turjak të Rozhajës heroikisht bie në fushën e nderit, komandanti dhe patrioti shqiptar Murat Lotina. Luftëtar dhe patriot si ky ka patur shumë Fusha e Peshterit. Ata sikur janë harruar nga histori shqiptare dhe nuk kujtohen ashtu siç duhet. Koha është tani që këta trima të rehabilitohen nga kombi i që i takojnë. Në asnjë mënyrë nuk guxojmë që gjakun e tyre ta harrojmë, që emri dhe vepra e tyre të shuhet…