Albspirit

Media/News/Publishing

Irma Kurti: Ti nuk më do!

Poezia, loja e magjishme e Irma Kurtit - Shqiptari i Italisë

Ti nuk më do. E shoh tek sytë,
ata nuk flasin,
e ndjej te buzët, ato s’digjen,
e ndjej te fjalët, janë të ftohta.
Ti nuk më do më…

Qëndroj në një cep të dritares
e qetë, pa psherëtima, pa zë,
më kot, sytë i kam të verbuar,
nuk mundem të dalloj asgjë.

Dikush më thotë. “Kështu është jeta
ndarje e takime sjell…”.
O njerëz, ju lutem më lini vetëm,
nuk dua të dëgjoj askënd.

Qëndroj në një cep të dritares
dhe shpirtin e kam të trazuar,
këto çaste nuk mund ta kuptoj:
jam apo s’jam e dashuruar?

(E shkruar gati 30 vjet më parë)

Shkëputur nga libri “Këtë natë me ty” , Botim i Shtëpisë Botuese “Onufri”. Kjo poezi u bë tekst kënge, me të njëjtin titull, kompozuar nga Ilir Dangëllia dhe kënduar nga Stefi Prifti në Koncertin: “Kur vjen pranvera” 1992.

Please follow and like us: