Haradinaj: Besoj në pafajësinë e Thaçit dhe Veselit, lufta e UÇK-së ka qenë e pastër
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se beson në pafajësinë e presidentit të vendit, Hashim Thaçi dhe të kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.
Gjithashtu, Haradinaj në reagimin e tij në Facebook, shkruan se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e pastër.
“Populli shqiptar i Kosovës me të drejtë zhvilloi luftë për liri, pas shtypjes së egër nga regjimet e ndryshme serbe, që zgjati pothuajse një shekull, duke kulmuar me regjimin e Millosheviqit. Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka bërë luftë të pastër, rezultat i së cilës ishte liria dhe themelimi i Republikës së Kosovës. Ne besojmë në pafajësinë e Presidentit Thaçi, kryetarit Veseli dhe të gjithë bashkëluftëtarëve të tjerë”, shkruan Haradinaj./telegrafi/