Albspirit

Media/News/Publishing

Poezia e Qazim Muskës vjen në italisht nga Mimoza Pulaj

VOAL

 

NUK KE PËR TA GJETUR

 

 

Ç’kërkoje rrugëve bosh të qytetit

Fantazma ime e bukur prej ëndrre?!

Ajo ka kohë ikur përtej detit,

Robinjë boheme në të tjera vënde.

 

Nuk ke për ta gjetur, s’ke për ta gjetur

Binjaken që fshihej e lodhur pas nate,

Ndërsa agimet do jenë duke djegur

Argjendin e Hënës në zjarre balade.

Mimoza Pulaj: Më kot mundohem - Albspirit

NON  LA  TROVERAI

 

Cosa cerchi nelle strade vuote della città

Mio fantastico fantasma di sogni?!

Da tempo lei è fuggita al di là

Del mare, schiava boema in altri luoghi.

 

Non latroverai, non la troverai, errando,

La gemella nascosta stanca dopo la notte,

Mentre le albe stanno bruciando

L’argento della luna nei fuochi di ballate.

 

 

VOAL

ZONJA PREJ DIELLI

 

Ju jeni prej dielli zonjë,

Ju jeni prej dielli!

E unë nuk gjej dot një skutë

T’i shpëtoj përvëlimit tuaj

Dhe dritës verbuese,

Që më shpon ninëzat e syve

Si të kem dalë papritur

Nga njëqind vjet errësirë.

Ju jeni prej dielli

E unë i trëmbem përballjes.

E di që hyjtë dashurohen shpejt,

Por dhe shpejt zemërohen

Kur u afrohen vdekatarët ne Olimp.

E  di, si flutur do të flijohem,

Pa e prekur kurrë atë burim drite dhe zjarri,

Dhe pa e shuara snjëherë etjen dërmuese.

Ju jeni prej dielli zonjë

Dhe kështu do të jeni,

Edhe pse rreth jush gjithmonë do të endet

Hiri i mistershem i fluturës

Që e joshët me frymë të shenjtë.

Mimoza Pulaj: Më kot mundohem - Albspirit

LA SIGNORA DEL SOLE

 

Sei del sole signora,

Sei del sole!

E non riesco a trovare un angolo buio

Per sfuggire al tuo ardore

E  luce abbagliante,

Che mi trafigge le pupille

Come se fossi improvvisamente emerso

Da 100 anni di oscurità.

Sei del sole

E ho paura del confronto.

So che gli dei si innamorano rapidamente,

Ma  si arrabbiano anche rapidamente

Quando i mortali si avvicinano all’Olimpo.

So che come una farfalla sarò sacrificato,

Senza toccare mai quella fonte di luce e fuoco,

E senza mai placare la sete travolgente.

Sei del sole signora

E cosi sarai,

Anche se sarai sempre circondata

Dalle ceneri misteriose della farfalla

Che  avete sedotto con lo spirito santo.

VOAL

ENGJËJT

 

Druhem nga engjëjt

Nga bardhësia e tyre lëbyrëse

Nga krahët e bukur e të lehtë

Që i shëtisin nëpër shpirtra të vuajtur.

Prej zërit të ëmbël druhem,

Sepse të vënë në gjumë, ndërsa duhet të jesh zgjuar

Oh, sa druhem nga engjëjt

Ata të bukurit, të mirët, të dashurit

Që të rrijnë fare pranë e të japin shpresë,

Një shpresë të vdekur para se të vdesë.

Gjithmonë u shmangem, si djalli temjanit

E porsi djalli nuk u rri kurrë përballë

Dhe këtu ndodh të ngatërrohemi;

Unë bëhem djalli e ata po engjëj mbeten.

Prandaj  u druhem engjëjve

Të bukurve, të mirëve, të dashurve,

Se një ditë në duart e tyre të bardha

Mund të lë zemrën time.

Mimoza Pulaj: Më kot mundohem - Albspirit

ANGELI

 

Ho paura degli angeli

Del loro candore accecante

Delle  ali belle e leggere

Che  passeggiano tra le anime sofferenti.

Della dolce voce ho paura,

Perché ti fa addormentare, mentre devi essere sveglio

Oh, quanto ho paura degli angeli

Di quelli belli, buoni, cari

Che ti stanno molto vicini e danno speranza,

Una speranza morta prima di morire.

Li evito sempre come il diavolo dell’incenso

E come il diavolo non  gli sta mai davanti

E qui ci confondiamo;

Io divento il diavolo e loro rimangono gli stessi  angeli.

Ecco perché temo gli angeli

Dei belli, buoni, cari,

Perché un giorno nelle loro mani bianche

Posso lasciare il mio cuore.

VOAL

GRUA E DASHURUAR

 

Ajo është grua e dashuruar

Që gjithë qiellin ka marrë në sy.

Është anije që ka dalë më në fund

Nga limani i vjetër

Ku ditët treten si peshq të kalbur.

Është velë e tendosur skaj më skaj

Dhe erëra të ngrohta e çojnë

Drejt zemrës së detit

Ku bluja është më blu

Dhe dielli mbjell më tepër farë.

 

Ajo është grua e dashuruar

E zgjuar nga dremitjet e mëdha,

Ku paqja është siguri e palumtur

Në fole me zogjtë uritur për fluturim.

 

Ndaj e shkundi gjumin,si mjellmë,

pastroi myshkun e squllët nga vitet,

Vështroi dritën që binten ga lart,

Dhe me hijen e rëndë të një zonje

U nis drejt fatit të vet,

Si kërkuesit në Alaskën e arit.

 

Ajo është grua e dashuruar…

Mimoza Pulaj: Më kot mundohem - Albspirit

DONNA INNAMORATA

 

E’ una donna innamorata

Che tutto il cielo ha preso negli occhi.

E’ la nave che  è finalmente uscita

Dal vecchio porto

Dove i giorni si dissolvono come pesci marci.

E’ una vela tesa  da un ‘estremità all’altra

E venti caldi la portano

Verso il cuore del mare

Dove il blu è più blu

E il sole semina più semi.

 

Lei è una donna innamorata

Svegliata  dalle  grandi sonnolenze,

dove la pace è sicurezza infelice

nel nido insieme con uccelli affamati  per il volo.

.

Quindi scosse il sonno, come  cigno,

Pulì il muschio  bagnato dagli anni,

Guardò la luce che cadeva dall’alto,

E, con la pesante ombra di una signora

Si mise in cammino per il suo destino,

come ricercatori  dell’oro nell’Alaska.

 

E’  una donna innamorata…

Please follow and like us: