Albspirit

Media/News/Publishing

Rudina PAPAJANI: Anisa Markarian, një jetë mes humanizmit dhe botës së artit

Rudina Papajani

 

Kur flasim për Anisën nënkuptojmë jo vetëm një aktore, skenariste, shkrimtare, por edhe një mjeke që e dashuron profesionin e saj. Jo vetëm humanitare, por edhe një talent që gjithmonë e dashuron artin e bukur të fjalës, rolet që e mbushën shpirtërisht, shijet e holla në ide e mendim.

Që në fëmijëri Anisa spikati në recitimet që ajo bënte në shkollë duke zbuluar pasionin e brendshëm për botën e artit. Duke u përzgjedhur në moshën 16-vjeçare  në filmin e parë të saj “Vajzat me kordele të kuqe” duke luajtur me një orgjinalitet të dukshëm. Roli ku ajo shkëlqeu duke u afirmuar si aktore e talentuar ishte filmi “Në çdo stinë” në rolin e Zanës.

Natyrshmëria në rol krijoi premisa për Anisën që ajo dhe të shkruante, të derdhte botën e madhe shpirtërore në letër, të frymëzohej edhe si skenariste me personazhet e filmave në vazhdim. Në filmin “Pranvera s’erdhi vetëm” ishte bashkëskenariste dhe aktore duke sjell personazhen e një fizikanteje që e dashuronte jetën duke luftuar mbi sëmundjen dhe vdekjen dhe duke sjell karakterin e femrës së fortë që mposht sfidat. Në filmin “Ngjyrat e moshës” spikati jo vetëm si skenariste, por dhe si aktore duke sjell frymën moderne plot karakter e fin.

Edhe pse u largua nga Shqipëria ajo gjithmonë shkruan, sjell mendim të ri, kujtime të vyera të familjes së saj, momente të  veçanta të jetës duke treguar se ajo është njëkohësisht një mjeke që fisnikërinë, humanizmin ua përkushton pacientëve dhe nga ana tjeter një artiste që ecën me kaq klas në botën e artit. Kur flas për Anisën nënkuptoj muzikë të ëmbël, momente suksesi  që ecin me shpirtin e një dashurie të pafund për artin…

Please follow and like us: