Albspirit

Media/News/Publishing

Jorida Tabaku, ‘zonja e hekurt’ e Partisë Demokratike

Drejtësi dhe padrejtësi !!! - Gazeta Bulevard

Zenel Çeliku

Shumë është folur për ‘zonjën e hekurt’ të PD, konkretisht për Znj. Jozefina Topallin e cila ka një kontribut të madh në kupolën e PD-s për 17 vite radhazi. Znj. Topalli ka qënë realisht e fortë në postin e Kryetares së Kuvendit për dy legjislatura, ku ka treguar integritet dhe vendosmëri për të kryer sa më mirë atë detyrë të lartë e shumë të nderuar. Më 2013, mbasi PD doli në opozitë, PD nxori në krye të saj një lidër të ri, Z. Lulzim Basha. Si kudo, edhe në PD lideri i ri do të bënte reformimin e partisë duke bërë disa lëvizje të cilat për atë momen u quajtën levizje të drejta. Këto lëvizje të Bashës nxoren jashtë listës për kadidat për deputet disa nga figurat më të larta të PD të cilët kanë qënë deputetë, ministra, zv/ministra e në poste të tjera të larta të pushtetit. Pikërisht kjo vendosje e Bashës nxori jashte liste edhe Znj. Topalli e cila më pas u vetëlargua nga PD. Jo vetëm kaq, por Topalli bëri disa gabime me qëndrimet e saja kundër Lul Bashës, me etiketime jo normale për një ish figurë të lartë të PD. Zonja e hekurt-Topalli, në gjykimin e shumë mediave bëri deklerata të gabuara, por kjo nuk është e tëra. Gjithkush e ka mirë të qartë se në politikë ka rrotacion, nuk janë të përjetshëm, që do të thotë se Topalli apo kushdo qoftë, nuk mundet të qëndrojë në pozicionet e mëparshme përjetësisht. Ashtu si në politikë që ka rrotacion, edhe brënda partive politike ka një ligj të pa shkruar, që në I themi” Ligji I mohimit të mohimit”, ose ndryshe bima e re mohon të vjetrën. Kohët kalojnë dhe në skenë dalin figura të reja kudo, ashtu edhe në partitë politike. Realisht për fatin e mirë të PD, sot në kupolën e saj vërtetë është një zonjë e hekurt dhe kjo është Jorida Tabaku. Vajza tiranase (Jorida Tabaku) ka shumë vlera, është shumë e respektuar, shumë e dashur, e bija Hason Tabakut, e një demokrati të orëve të para të demokracisë në Tiranë. Tabaku është quajtur nga demokratet dhe në  opinion “Zonja e Hekurt e PD”, ajo është me shumë intëgritet, me shume edukatë, me karakter shumë të lartë, një familjare shumë e mirë, një bashkshorte model dhe qershia mbi tortë është-Tabaku ka një formim të lartë për njohjen e ekonomisë, gjë që në qëndrimët e saja, ajo ka bërë që kundërshtarët politik t’I tremben analizave për ekonominë e vëndit. Në PD ka edhe të tjera zonja të forta e me virtyte, por ato realisht janë krenare që në radhët e tyre ka një kolege të fortë e të hekurt në qëndrimet që Tabaku mban ndaj kundërshtarëve politik. Ka që më 2013 që Znj. e Hekurt-Jorida Tabaku, është bërë gardiane e gabimeve që po bën kjo mazhorancë. Tabaku është një zonjë shumë serioze në pozicionin e saj në PD, po aq është e dashur dhe modeste me elektoratin e saj. Zonjen e Hekurt-Jorida Tabaku,  e shikon të shoqëruar nga shumë demokratë çdo ditë në rrugët e Tiranës e në veçanti në Njësinë Nr 8, ajo bën takime duke marrë me vehte problemet e qytetarëve për të cilët ajo gjithmonë ka menduar dhe do të mendojë kur të vij në pushtet. Mendoj dhe gjykoj se në rastin e Znj. Tabaku, edhe Znj. Topalli duhet të jetë krenare që forcën e hekurt të saj, e pason një vajzë model tiranase, demokrate e devotshme që në rininë e saj, opozitare e hekurt, shumë e aftë në problemet ekonomike dhe një figure shumë e dashur në publik. Po të pyesësh dhe të diskutosh  me demokratët për “Zonjen e Hekurt-Jorida Tabaku”, të gjithë janë krenar për mënyrën se si ajo I përfaqëson interest  e publikun e saj.

 

Zenel Çeliku

TIR-FAX News Agency

Please follow and like us: