Nexhat Halimi: Vdekja e nënës
Vonë do të mësojë për çastet nën hënë
Për vetminë e thellë, me mendje në Kosovë
Për lëngimet në largësi në Ajovë
Për ndarjen e shpirtit nga trupi yt nënë
E kanë mbajtur fshehtë nga unë çdo fjalë
M`i jepni këpucët të dal ta pres birin poet
Ai s` më lë të pres në vetmi kaq larg me vjet
Gjallë apo vdekur vjen të jetë dhe i çalë
Te dera këtu në Amerikë me kohë e pres
Kurrë s` do të vdes pa e parë është kot
Natyrisht humbur dhe e sëmurë s` vdes
-Erdhe të falesh me mua, bir, të pish cicë
T`i vrasësh netët e ftohta në sy me lot
-Do të bart plakë të jetosh veç në Dumnicë!
Please follow and like us: