Natasha Lako: Fjali të çuditshme
Fjali të çuditshme më vërtiten në kokë,
përse mos e them,
të automatizuara prej pafajësisë sime,
dhe të ardhura prej kushedi sa larg,
agregat i pafund, i shkujdesur dhe i lirë,
edhe kur bëjnë gabime të mëdha,
në frymën e erës që fillon vetvetiu,
dhe në filmin e Çaplinit, ku pengohet çdo gjë,
rrjetë e madhe e qiellit dhe e mendimit,
automatikisht hedhur në çdo ëndërr,
mespërmes ca pyetjeve, ca vargonjsh,
ç’kemi, a ç’bën, a si je,
e zgjidhur vjen pastaj një flutur tjetër soj.
Please follow and like us: