Albspirit

Media/News/Publishing

Azgan Haklaj: Opozita e bashkuar kap shah – mat Edi Ramën me listat e hapura

 

Ja sheshi- ja mejdani

Opozita e bashkuar kap shah – mat Edi Ramën me listat e hapura

Epilogu politik i Zhupan Ramës, i pashmangshëm

Spiropali ka vendosur ta vajtojë vetë Skënderbeun e saj

Meditim për amëshimin politik të Edi Ramës

Akrobacia politike e Edi Ramës për të fshehur qëllimin e vertetë të ndryshimeve kushtetuese, me pretekstin e listave të hapura, mori fund.
Ai u kap shah -mat nga dekleratat e opozitës së bashkuar për listat njëqind për qind të hapura, të artikuluara prerazi nga Basha dhe Kryemadhi.
Dekleratat populiste të Edi Ramës të imponuara nga kriza e thellë politike dhe ekonomike ku e ka zhytur vendin ai dhe qeveria e tij kleptokratike, janë përpëlitjet e fundit për të shpëtuar atë që mund të shpëtohet, ose për të kapur çfarë mund të kapet, sipas zhargonit politik të Ramës, nga një qeveri në ikje, e cila e bindur se po jeton ditët e fundit kërkon të mbajë të bashkuar bandat e saj politike dhe elektoratin fanatik të majtë, duke u ushqyer atyre shpresën se përsëri do të arrijë ti manipulojë zgjedhjet e ardhshme parlamentare, duke hartuar të njëjtën strategji të zgjedhjeve farsë, moniste të 30-qershorit të vitit 2019-të.
Deri më sot Edi Rama nuk është ndeshur në mejdanet politike, sepse ka gjeneruar kriza politike artificiale që ia kanë imponuar opozitës vendimet drastike por të mos u bërë pjesë e farsave zgjedhore, si dhe largimin nga instutucionet e krijuara me votën e trafikuar e të tjetërsuar të elektoratit.
Kur themi se Rama është kapur shah mat në lëvizjen e fundit politike kemi parasysh faktin e pamohueshëm të njohur nga qytetarët shqiptarë dhe faktori ndërkombëtar se liderishqipi i opozitës së bashkuar dhe shoqëria civile kanë shtatë vite që e kanë bërë të veten kauzën e zgjedhjeve të lira, të ndershme dhe transparente, pra instuticionalizimin e votës së lirë, si një kusht dhe mjet i domosdoshëm dhe i pazëvendësueshëm me të cilin sovrani ushtron drejtpërdrejtë pushtetin e tij.
Gënjeshtrat e kryeministrit Nastradin për ta etiketuar opozitën e bashkuar reale, jashtëparlamentare si një faktor destruktiv, biles armike që punon kundër interesave kombëtare janë produkt i fantazisë së tij delirante.
Këto gënjeshtra e mashtrime, nëpërmjet emisarëve të vet mediatikë, diplomatikë e sherbëtorëve të regjimit u mundua t’ia shiste edhe faktorit ndërkombëtarë, i cili duke e njohur mirë fytyrërn e tij ia vuri kufirin tek thana dhe ia imponoj nënshkrimin e marrveshjes së pesë qershorit me opozitën reale, kundër deshirës së tij, siç u shpreh ai vetë.
Faktori ndërkombëtar si garant i kësaj marrveshje ja bëri të qartë Ramës dhe qeverisë së tij kuislinge se ajo është e detyrueshme për tu ratifikuar në parlament, pa asnjë ndryshim, e në fakt ashtu ndodhi.
Loja e pisët e Ramës me gjoja kërkesën e opozitës parlamentare të krijuar prej tij si dhe deshirën e popullit për lista të hapura është treguesi më i qartë se pengesa e vetme dhe kryesore për zgjedhje të lira është vetë ai.
Ai e don pushtetin në tavolinë, e në të njëjtën kohë akuzon opozitën se e kërkon ajo këtë gjë.
Sulltan Rama është partizan i listave të mbyllura, por propagandon listat e hapura, por ama vetëm pjesërisht, se gjoja ato i kërkon opozita reale, kur në fakt kjo është dëshirë e opozitës së tij kukull për mbijetesë që t’i shërbejë Arkondit të rilindjes.
Halli i tij nuk qëndron tek listat e hapura, apo të mbyllura por tek strategjia për të shpëtuar nga fundi politik pa lavdi që e pret.
Duke parë se PD-ja dhe opozita e bashkuar kanë pas vetes një mazhorancë absolute të elektoratit shqiptar dhe janë të vendosur e të përgatitur më sëmiri për një triumf plebishitar në këto zgjedhje dhe pamundësinë e tij për të dalë pa kundërshtar në sheshin e mejdanit, për të bërë monolog me vehten si me dt 30-qershor, të vitit 2019-të, në zgjedhjet lokale, intriganti bizantin rilindas po përgatit një skenar të ri.
Nga paniku i humbjes së sigurtë të pushtetit, synon të asgjësoje koalicionet para zgjedhore për të përçarë opozitën e bashkuar, e cila sot është më e unifikuar dhe me e vendosur se kurrë për ta larguar atë nga pushteti e për të çmontuar regjimin e tij kriminal e antidemokratik dhe për ti kthyer sovranitetin popullit.
Me gënjeshtrat e tij Rama nuk mund të përballet në mejdan i mbuluar me gjethe fiku përballë opozitës së bashkuar e cila me dekleratat e saj për lista njëqind për qind të hapura, të artiuluara nga z Basha dhe znj Kryemadhi e kanë nxjerrë atë lakuriq duke e kapur mat që para fillimit të betejës, e duke ja bërë të qartë se ai i takon të shkuarës politike e nuk mund të bllokojë për asnjë çast të vetëm opozitën dhe popullin sovran që e pret atë në logun e mejdanit, ku do të ketë një fund të hidhur, siç kanë patur të gjithë diktatorët, neodiktatorët dhe aventurierët politikë në historinë e Shqipërisë.
Rama është një kufomë politike, tashmë moralisht ai ka vdekur, që pret të varroset në ditën e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.
Rama si timonier i madh e ish ministër i kulturës, e cila mbulon trashëgiminë kulturore sigurisht që ka degjuar për gjamën e burrave të drejtuar nga Lek’ Dukagjini, me të cilën është përcjellë në amshim Heroi ynë Kombëtar Gjergj Kastrioti dhe shpreson edhe vetë për një përcjellje madhështore, të tillë në amëshimin politik.
Ky mendim i ka lindur që kur Spiropali e ka pagëzuar si Skënderbeu i dytě.
Natyrshëm lind pyetja?!
Gjergj Kastriotin e Spiropalit kush do ta vajtojë?!
Burrat apo gratë e rilindjes.
E çfarë do të thonë për bëmat e tij?!
Për ta kryer këtë rit burrat duhet të jenë të veshur me kostumin kombëtar, me xhamadan e plis të bardhë dhe me lahutën e lashtë ilire, të cilën Skënderbeu i rilindjes ja ka dhuruar Vuçiçit.
E zënë ngushtë Spiropali do të deklarojë:
Skenderbeu im nuk vajtohet.
Do të përcillet me këngë epike, me çifteli, ku të rreshtohen të gjithë heroizmat e Zhupanit të madh.
Edhe çiftelinë na ka marrë Irani ndigjohet një zë i mbytur rilindas.
Mirë pra të përcillet me kërcime kreshikěsh dhe vallen e Pirros deklaron prerë ajo.
Po na i marrin sllavet vazhdon zëri i rilindas ritualin e tij.
Ta përcjellim me gërneta thotë Spiropali.
Ua kemi derguar muxhahedinëve thotë Tao-Tao se Darvini ynë është kujdesur t’i zëvedesojë liro -dardano- arbërorët me këtë racë të mrekullueshëme.
Do ta përcjellim me sazet e Erdoganit Dajën tim hidhet Ermal Mamaqi, pak ndera i kemi bërë atij, madje ja kemi dhuruar edhe portin e Vlorës së Ismail Qemalit.
Por Spiropali si zonja e parë e rilindjes do ta marrë vetë përsipër këtë mision të shenjtë, si një sherbim të fundit ndaj udhëheqësit të saj të ndritur.
Në trevën nga vjen Spiropali nënat e nderuara vajtojnë me ligje.
Ajo ka rastin e artë t’i kujtojë publikut ligjet që ka miratuar “Hamurabi” i saj në favor të qeveritarëve, oligarkëve, kakistokratëve, baronëve të drogës, bandave të tij, ligje me të cilat ai ka gllabëruar, shitur e tjetërsuar pasuritë më të mëdha kombëtare.
Ajo do të vajtoj “bëmat” e tij të mëdha.
Përpjekjet për shkatërrimin e demokracisë, projektin e tij të ideuar nga Vuçiçi për Shengenin Ballkanik, mbështetjen e projektit sllavë, ruso- serbë për ndarjen e Kosovës dhe krijimin e Serbisě madhe.
Vendosjen e traut pa alternativë në Rrugën e Kombit, në vend të kufirit shekullorě ndërshqiptar i cili u shemb nga UÇK- ja.
Betejën e tij “heroike”, kundër covid -19-të, me tanke dhe autoblinda dhe instalimin e juntës ushtarake.
PPP-të, KÇK-në e Çekapin.
Si fund të “Sagës” vajtimtare për Skënderbeun e saj Spiripali ka zgjedhur projektin ambicioz’ e të paparë, të emërtuar “Shqipëria që duam”
Aq i ndjerë, e i fuqishëm do të jetë vajtimi i Spiropalit, sa, ashtu si Orfeu me lirën e tij ndalonte zogjtë për ta degjuar edhe zeri i saj do të zgjojë nga varri Esat Pashën dhe Haxhi Qamilin për tu bashkuar së bashku me të në këtë vajtim historik.
Vajtimi i Spiropalit do ta tejkalojë vajtimin legjendar të Ajkunës për Omerin e saj të shtrenjtë.
Megjithëse e krahasova vajtimin e Spiropalit me atë të Ajkunës kanë një ndryshim mes tyre.
Omeri prehet në lendinat e bjeshkëve legjendare të Koshares, aty ku kreshnikët e UÇK- së së lavdishme ngadhënjyen mbi demat e Serbisë së Millosheviçit dhe Vuçiçit, sivllaut të Ramës duke ripërtërirë Eposin e Kreshnikëve, triumfin e Mujit dhe Hallit mbi krajlitě serbe dhe Gjergj Elez Alisë mbi bajlozët e detit, ndërsa sundimtari suprem, në tentativë Despot Rama do prehet në Surrel, në tunelet e babit të tij shpirtëror Enver Hoxhës.
Me fantazisë e saj zhylverniane Spiropali do t’ia arrijë t’i përshtatë vargjet e vajtimit të Ajkunës duke ruajtur rimën:
Ajkuna i drejtohet Omerit:
“Çou Omer e luaj me zana, se ty vorrin ta ruan nana”.
Ndërsa Ajkuna rilindase Spiropali do ti drejtohet Skënderbeut të saj:
“Çou Skenderbe e dil tek thana se bunkerin n’Surrel ta ruan dada”.
Këtij vajtimi do t’i bashkohet patjetër ansambli i rruspave të talebanëve që rrënuan Teatrin Kombëtar, me qëllim zhbërjen e identitetit kulturorë dhe historisë kombëtare.

Please follow and like us: