Albspirit

Media/News/Publishing

Ardian Cenaj: Strategjia e Edi Ramës për të ‘shpërblyer’ Verilindjen!

 

(Përtej një këshille për opozitën)

 

Askush në këtë vend as dhe më optimisti i Rilindjes nuk e vë në dyshim humbjen e sigurtë të Edi Ramës në zgjedhjet e ardhshme, përkundër strategjive të tipit “Murrizi” që mundohet të implementojë. E tillë është dhe ndarja e re elektorale ku qarqeve me rrisk të lartë iu hiqen deputetë për t’i grupuar në Tiranë ku mendon se mund ta përqëndrojë manipulimin. Mirëpo të bën përshtypje fakti që Qarkut Kukës me një hemoragji humane 26% 4 vitet e fundit i shton një deputet!

Është infantinitet politik të mendosh se këtë e sjell okazioni. Aspak por njohja e mirë dhe strategjia e tij në terren për të maksimalizuar votat dhe fuqinë e tij. Duke caktuar 4 deputetë në këtë qark ai ka llogaritur të fitojë 3. Kjo jo se Rilindja ka bastion në këto anë. Përkundrazi. Opozita këtu shpreson parimisht, por realiteti është kundër saj pikërisht se në dy qytetet kryesore qeverisin Safet Gjici e Rexhë Byberi, që të dy të ardhur nga e djathta. Gjici është idhulli i Verilindjes për ringritjen e futbollit, por dhe të punës që po bën në komunitet. Ndërsa Rexhë Byberi i cili në 2015 e zbriti PD-në nga 6500 vota në 406  pasi kredoja e tij në shërbimin publik ishte me peshë ndaj e votuan e presin ta votojnë shumica e demokratëve.

Ndaj Edi Rama me strategjinë e tij “përtej të majtës e të djathtës” tashmë ka formësuar një strategji jo me kriminelë e trafikantë, por me njerëz që i respekton komuniteti. Ndërkohë që kandidaturat e opozitës të paktën në këtë qark janë të njëjtat që prej 30 vitesh jetojnë në metropol dhe përveç rehatisë personale dhe nepotizmit asgjë nuk i lidh me komunitetin.

Kaq e fuqishme është influenca Gjici-Byberi tek Rama saqë ai shkarkoi si të deleguar në qark me kërkesën e tyre Ilir Beqën si dhe pritet në shtator të shkarkojë 12 drejtorë rajonalë që nuk ju binden urdhërave të Safet Gjicit e Rexhë Byberit. Kujdes opozita. Rama nuk është lepuri që ju si gjuetarë e prisni në të njëjtin drejtim.

Please follow and like us: