Albspirit

Media/News/Publishing

Skulptori sjell Barack Obamën në Shqipëri

Personaliteti i fundit që ka zënë vend në studion e Qazim Arifit është Barack Obama. Objektivi i skulptorit është muzeu me portretet e ish-presidentëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Procesi i gdhendjes në baltë është mbyllur.

Në realizimin e bustit, artisti është përpjekur të prezantojë një Barack Obama në moment reflektimi, në muajt e fundit si kreu i Shtëpisë së Bardhë.

Thuajse çdo vepër e Qazim Arifit është bust i një personaliteti. Në koleksionin e tij gjen portretin e Ismail Kadaresë, Rexhep Qoses, Kristo Frashërit e shumë të tjerë, nga të cilët vetëm ai i Papa Françeskut i përket skulpturës së parkut, vepër që u përurua nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, në Mars.

Please follow and like us: