Mitropoliti i Elbasanit, Andoni merr pjesë në ceremoninë mortore të antishqiptarit, Amfilohije
Pjesëmarrja e Mitropolitit të Elbasanit, Hirësi Andoni, në ceremoninë mortore të antishqiptarit kryepopit serb Amfilohij është një turp i madh për Kishën Shqiptare, shkruan FM IMAGES.
Njoftimin për pjesmarrjen në në ceremoninë mortore e ka dhënë vetë Mitropolitit të Elbasanit, Hirësi Andoni, përmes faqes zyrtare të Kishes Ortodokse Shqiptare.
Sot me 1 nentor 2020 u zhvillua ceremonia mortore e Mitropolitit te Malit te Zi Amfilokie ne katedralen “Ngjallja e Krishtit” ne Podgorice. Me bekimin e Kryepiskopit Anastas Kishen e Shqiperise e perfaqesoi Mitropoliti i Elbasanit Hiresi Andoni, dicka qe u mireprit nga vellezerit ortodokse atje. Mitropoliti Amfilokie ishte nje figure e nderuar e Orthodhoksise si per formimin e tij teologjik ashtu dhe per ate shpirteror. Qe nga viti 1990 ai udhehoqi kete Mitropoli ne ringritjen pas periudhes te persekutimit komunist atje. Figura dhe kontributi i tij ngjason shume me ate te Kryepiskopit tone Anastas, per te cilin Mitropoliti Amfilokie ushqente nje respekt te vecante, jo vetem si pedagogun e tij, por edhe per figuren e tij shume dimensionale por dhe per kontributin e jashtezakonshem ne ringritjen e Kishes ne Shqiperi, e cila u gjend ne rrethana edhe me te veshtira. I perjetshem kujtimi i tij. Amin.