Albspirit

Media/News/Publishing

Edward Snowden aplikon për nënshtetësi të dyfishtë

Ish-kontraktori i Agjencisë Kombëtare të Sigurisë së SHBA-së, Edward Snowden deklaroi të hënën se dëshiron të aplikojë për shtetësi të dyfishtë SHBA-Ruse, në një postim në llogarinë e tij në “Twitter”, njofton “Xinhua”.

“Pas viteve të ndarjes nga prindërit tanë, unë dhe gruaja ime nuk kemi dëshirë të ndahemi nga djali ynë. Kjo është arsyeja pse, në këtë epokë të pandemive dhe kufijve të mbyllur, ne po aplikojmë për nënshtetësi ruse”, -u shpreh Snowden, i cili tha se mezi pret që të kthehet në SHBA që e gjithë familja të ribashkohet.

Snowden, të cilit kohët e fundit i është dhënë qëndrimi i përhershëm në Rusi, tronditi botën në vitin 2013 duke zbuluar se Agjensitë amerikane të Inteligjencës përdorën programe të tilla si PRISM për të kryer mbikëqyrje masive, duke synuar madje edhe udhëheqësit e shteteve dhe qeverive të aleatëve të SHBA.

Snowden është strehuar në Rusi dhe që nga ajo kohë kërkohet nga Shtetet e Bashkuara me akuzat e spiunazhit dhe vjedhjes së pronave të qeverisë. (Fatosi)

Please follow and like us: