Albspirit

Media/News/Publishing

Spitali amerikan: Depilimi me lazer për një lëkurë të lëmuar

Të gjitha ne dëshirojmë të kemi një lëkurë të lëmuar dhe pa qime. Metodat klasike shtëpiake, si brisku, dylli apo makinat depiluese nuk ofrojnë një rezultat maksimal dhe të përhershëm. E kundërta ndodh me depilimin me lazer.

Lazeri është një rreze drite që depërton në shtresat e lëkurës dhe duke u transformuar në energji termike, godet folikulin që vesh rrënjën e qimes. Folikujt e goditur gradualisht atrofizohen dhe qimet nuk rriten më.

Kjo teknikë është e sigurt dhe aspak e dhembshme. Aplikohet për të gjitha moshat, përveç atyre që përjetojnë ndryshime të mëdha hormonale (adoleshenca dhe menopauza). Përjashtim bëjnë edhe gratë shtatzëna, të cilat mund t’i nënshtrohen depilimit me lazer pasi të kenë përfunduar ushqyerjen e foshnjes me gji.

Për të arritur një rezultat të kënaqshëm nevojiten disa seanca. Ato përcaktohen në varësi të llojit të lëkurës, llojit të qimes dhe pigmentit.

Lazeri është i përshtatshëm për të gjitha zonat e trupit, fytyrë, sqetulla, krahë, bikini, këmbë, etj. Thellësia e veprimit të lazerit nuk shkon përtej folikulës, ndaj nuk shkakton asnjë rrezik.

Lazeri godet pigmentin e melaninës, pra “shikon” më mirë qimet e errëta, ndërsa për ato të verdha, të kuqe apo të bardha është shumë më e vështirë. Për këtë arsye, përpara trajtimit, është e domosdoshme vizita me mjekun dermatolog.

Vjeshta dhe dimri janë momenti më i mirë për t’iu nënshtruar ciklit të trajtimit me lazer. Gjithashtu ekspozimi në diell duhet shmangur gjatë periudhës së trajtimit si dhe një muaj më pas.

Kujdes! Depilimi me lazer kryhet vetëm pas vizitës me mjekun dermatolog i cili përzgjedh edhe procedurën në varësi të faktorëve të lartpërmendur (lloji i lëkurës, qimes dhe pigmetit).

Për më shumë informacion ose vizitë me dermatologet në Klinikën VIVIA, në Spitalin Amerikan 3 kontaktoni në:
📲+355 696075599

Please follow and like us: