Albspirit

Media/News/Publishing

Shkumbin Istrefi: Krimi në çdo rast është individual, s’ka lidhje me kombësinë

 

Kur dëgjuam për aktin terrorist në Vienë, automatikisht jemi lutur që terroristi të mos jetë shqiptar.

E kuptuam që ishte shqiptar dhe e përjetuam këtë fakt si tragjedi për ne, edhe pse tragjedia iu kishte ndodhur viktimave atje.

Kur e kuptuam që njeri nga viktimat poashtu ishte shqiptar, u relaksuam dhe tragjedia na u duk ‘më e vogël’. Kur e kuptuam që edhe në mesin e policëve kishte pasur shqiptarë, gati sa na u duk ‘festë’ kjo punë.

Ky është çrregullim.

Është absurde të identifikojmë krimet me cilindo komunitet sepse njeriu është njeri dhe krimi individual.

Nuk po them që vrasësit nuk mund të jenë motivuar nga ideologjia, sepse ideologjitë pjellin edhe vrasës, por krimi është INDIVIDUAL, e poashtu edhe veprat e mira dhe heroizmat janë INDIVIDUALE.

Duhet të çlirojmë shpirtin e mendjen nga barra e ‘përgjegjësisë nacionale’ apo ‘përgjegjësisë së komunitetit’ qoftë fetar apo tjetër, sepse ajo barrë nuk ekziston.

Barra e përgjegjësisë është INDIVIDUALE.

Pushofshin në paqe viktimat e pafajshme dhe u bëfte bota më e mirë, se ndryshe nuk bën.

Please follow and like us: