Patriarku pogradecar i Kishës Bullgare që shpëtoi hebrenjtë në Luftën e Dytë Botërore
Marko Konstandini (Marko Konstantinov) ishte një shqiptar nga Pogradeci që u vendos në Sofia të Bullgarisë, ku veç të tjerash kontribuoi në botimin në 1898 të veprës në gjuhën shqipe: “Kalendari Kombiar”.
Sipas informacioneve të postuara nga studjuesi Dimitar Bechev, djali i tij u bë prift në Bullari dhe shpejt u njoh si një nga klerikët më në zë të vendit, me emrin Kiril.
Nga posti i Mitropolitit të Plodvivit, Kirili i Bullgarisë luajti një rol të madh në ndalimin e deportimeve të mbi 1,500 hebrejve në kampet e përqendrimit në 1943.
Kur Kisha Bullgare rifitoi statusin e autoqefalisë, në vitin 1953, djali i Marko Konstandinit u shpall Patriarku i parë i saj, një post që e mbajti deri sa vdiq në 1971.
Për shpëtimin e hebrejve gjatë luftës, ky Patriark me origjinë shqiptare i Kishës së Bullgarisë, gëzon sot një vend nderi në Muzeun e Yad Vashemit.
Shkrimi më poshtë është nga ceremonia e nderimit të tij dhe Metropolitit Stefan në Yad Vashem. Pjesëmarrës (në fotografi duke marrë letrat e mirënjohjes) ishin edhe mbesa e Stefanit edhe nipi i tij Kirilit, Prof. Kiril Markov. (Ruben Avxhiu)
Please follow and like us: