Albspirit

Media/News/Publishing

Mevi Rafuna: Të kapërcesh vetveten…

 

Ne vijmë në këtë botë, të rrethuar me mure. Muret janë më të trasha, kur ti lind femër. Muret bëhen më të forta, kur ti si femër do t’i thyesh ato. Muret shndërrohen në përbindësha, kur ti si femër do t’i asgjësosh ato.

Hilja na u bë që në fillim, kokën ulur dhe gojën mbyllur, po mos mendo, zbato urdhërat dhe mohoje qenien tënde, brendinë, shpirtin që të flet.

Atëherë, kur errësira mbulon me vellon e saj, çdo pikënisje për të menduar, për të guxuar të arrish të jesh vetëvetja, të transformohesh në qenien tënde në esencën universale. Por, shpirti s’të lë të qetë, ditët në ankth të shndërrohen, netët e gjata pa gjumë, kur dëgjon tik-takat e orës që bien si këmbana e ta përkujtojnë se edhe një çast ikën, ti do të shpërbëhesh në asgjësi apo do triumfosh.

E thellë në vetëvete a guxon të shohësh,dëshirat, vuajtjet, historitë, pasionet, dashuritë dhe ç’është më e rëndësishmja guximin për të thënë “Jo”!

Për t’i thënë “Jo” së pari asaj që nuk je! Ta lësh prapa shtirjen… buzëqeshjen që përdorë si maskë!

T’u thuash “Jo” rregullave të familjes, të rrethit!

T’u thuash “Jo” këshillave, kur nuk të duhen, të “mirës” që ta gatuan farefisi!

T’i thuash “Jo” të dashurit apo burrit!

T’i thuash “Jo” miqësive që të tentojnë të të ulin poshtë!

Të guxosh ta kapërcesh vetveten, të ndiesh frymën tënde, tik-takat e zemrës edhe në qoftë se mbetësh askund edhe në qoftë se triumfon…

Mos me qenë skllave e një jete që nuk e doje!

Please follow and like us: