Albspirit

Media/News/Publishing

Gjykatës së Durrësit i humbet vula, pushon hetimet për kryekadastarin, Liridon Pula

Gjykata e Shkallës së Parë Durrës ka pranuar sot kërkesën për pushimin e hetimeve për çështjen e ish-drejtorit të kadastrës Liridon Pula dhe shefes së zyrës juridike Lusiena Kolaj, të akuzuar për tjetërsim pronash.

Vendimi për pushimin e hetimeve ndaj Liridon Pulës dhe Lusiena Kolaj u dha sot në orën 15:00 nga gjyqtari Rexhep Bekteshi, pasi sipas tij kishte mungesë provash ndaj tyre.

Ish-drejtori i kadastrës Durrës, Liridon Pula u la ne arrest me burg nga gjyqtarja Besjana Garxenaj, masë e cila u ndryshua nga gjykata e Apelit Durrës.

Ndërsa Lusiena Kolaj, shefe e zyrës Juridike u ndalua në 20 shtator 2019. Gjykata e Apelit i nxori veprimet e kryera nga ana e prokurorit Arjan Ndoji si të paligjshme dhe vendosi rikthimin e saj në detyrë duke dhënë masën “detyrim paraqitje”.

Liridon Pula u arrestua së bashku me zyrtarë të tjerë, me akuzën se kishin tjetërsuar dhe abuzuar me pronat, kryesisht në bregdet.

Please follow and like us: