Albspirit

Media/News/Publishing

Albina Deda: Rinia edhe akujt mund të shkrijë në Dhjetor!

 

 

 

Plot 30 vjet më parë si ortek që zbret nga bjeshka, Tirana e kuqe dhe e ngrirë përjetoi atë që ky komb do ta kujtojë në histori:

Tronditjen e më pas shembjen e rregjimit më të zi pas Hitlerit në kontinent.

Ndërgjegja jonë deri atëhere e përçudnuar kërkonte një dritë në bunkerin ku ishte syrgjynosur.

E për dritën nuk duheshin vetëm lutje, por prijës dhe guxim.

E prijësit si prej Zotit ishin krijuar dhe si lisa alpesh zbritën shesheve të ngrirë të Tiranës në Dhjetor për t;u ndezur prush e për të shkrirë akujt e diktaturës.

Kurajo deri në vetmohim e Azem Hajdarit dhe gjenialitati intelektualo-atdhetar i dr. Berishës bënë të mundur të paimagjinueshmen e cila ishte fashitur dhe nga ëndrrat e fshehta të Atdheut.

Prej atëhere ka kaluar shumë kohë për njerëzinë, por jo dhe aq për historinë.

Se historia i mat gjërat me shekuj.

Dhe shekujt do flasin gjithmonë për trimërinë që mposhti tiraninë.

Si unë dhe qindra studentë të atij dhjetori i qasemi përditë me nostalgji dhe krenari atyre ditëvë të pashoqe…!

Por dhe reflektojmë thellë në atë që erdhi pas tyre.

Një reflektim jo pa dhimbje tek sheh sot te kapardisur në piramidën e pushtetit këta pinjollë të shpërfytyruar biologjikë të zemrës së diktaturës.

Ndaj të rrok trishtimi, por dhe të kthehet përnjërë guximi.

Si atëhere kur me frymën e shpirtit shkruhej në muret e ndërgjegjes së kombit: Liri-Demokraci.

E pra le ta kujtojmë Dhjetorin me kurajo dhe se rinia ia del e mund të shkrije dhe akuj e të sjellë puhizën mbi acare!

Se vetë zymtia e ditëve dhe mjerimi, realiteti i trishtë i instalimit të neodiktaturës të njëjtë në gjenezë por akoma më të kamufluar e kërkon sot si atëhere që ne të zgjohemi së bashku me ëndrrat dhe idealet për një ditë të re, për një kohë të re të cilën ne demokratet se pari ua kemi borxh rinisë së këtij vendi.
Se misionarë lindëm e të tillë le të mbetemi.