Xhoi Jakaj: E pra fajin kërkojeni te vetja jo tek rinia!

Meqë i kuptoj mirë ligjet sepse jam marrë me to jo pak herë gjatë një detyre të ushtruar në burgje me të paraburgosur që kërkojnë drejtësi, po ju sqaroj akuzën që ngritën për policin vrasës i cili kishte kërkuar edhe “ndjesë” familjes që u vrau në derë të shtëpisë djalin pasi e dhunoi, sipas disa burimeve jo zyrtare.
Prokuroria ka ngritur këtë akuza “tejkalim të mbrojtjes së nevojshme” dhe ndērkohē ekspertiza nuk ka konfirmuar shenja në armën që u gjend rreth 80 m larg vendit të krimit, pra nuk ka patur asnjë sulm me armë nga i riu Klodian Rasha, që polici të jetë vetëmbrojtur dhe e ka qëlluar pas shpine, gjë që konfirmohet zyrtarisht ky element i domosdoshēm për prokurorinë, edhe kjo në favor të prokurorit dhe në disfavor të punonjësit vrasës. Pra e kanë kopsitur në pak ditë akuzën me disa lehtësira për ta dërguar para gjykatēs.
E kështu me pak vite burg sepse ka kërkuar gjykim të shkurtuar, shto dhe kohën e paraburgimit që mund ta zgjasin,e ca kohe sherbim prove në komunitet, i bie të dalë me 2 ose 3 vite burg, në vend që të ngrihet akuza vrasje me paramendim në detyrë, ku dënimi është shumë më i lartë i parashikuar me ligj.
Unē di plot raste në burgjet shqiptare ku të rinj për një rrahje ordiniere ose të kapur në flagrancë me 1,5 -2 gramë hashash janë dënuar me vendime gjykate deri ne 3,4 apo 5 vite dhe e kalojnë rininë e tyre në ambiente me kriminele e vrasës me pagesë, mendo si mund të dalë ai person nga burgu pas disa vitesh qëndrim në ato lloj ambientesh?!
Atëhere flasin pse dhunojnë të rinjtë e protestave të viteve 2020 sepse u shkatërruat arsimimin, u vodhët lirinë, të drejtat, pronën, i degdisët pa punë dhe pa të ardhme, u vratë shpresën dhe i keni lënduar deri ku nuk mban më…
E pra fajin kërkojeni te vetja jo tek rinia!