Albspirit

Media/News/Publishing

Tritan Kalo: HOMAZH për MANTELBARDHËT!

Pas ndarjes nga jeta të mjekut anestezist, Mihal Kerci, ka reaguar mjeku infeksionist Tritan Kalo. Përmes një postimi në rrjetet sociale ai bën me dije se 24 mjekë shqiptarë kanë humbur jetën nga COVID-19. Krahas fotove të tyre, Kalo shkruan se ishin “24 yje që do t’i mungojnë vargut të yjeve të mjekëve shqiptarë, të cilët punuan e sakrifikuan një jetë të tërë për të mbrojtur dhe shpëtuar jetët e të tjerëve”. Ndërkohë, mjeku iu është drejtuar qytetarëve duke iu thënë se e vetmja mënyrë për të nderuar sakrificën e bluzave të bardha që humbën jetën është respektimi i masave anticovid.

“KOHË KOVIDIANE…HOMAZH për MANTELBARDHËT tanë të cilët humbën jetën e tyre në përballjen me sfidën e shekullit, Infeksionin e shkaktuar prej virusit jetëlëndues e jetëmarrës Sars-Cov2/Covid-19…24 yje që do t’i mungojnë vargut të yjeve të mjekëve shqiptarë, të cilët punuan e sakrifikuan një jetë të tërë për të mbrojtur dhe shpëtuar jetët e të tjerëve… Jam i nderuar dhe shumë krenar që pjesën më të madhe të tyre i kisha njohur personalisht… JU LUTEM që për të nderuar edhe me shumë emrin dhe punën e tyre, respektoni gjithçka për të ulur mundësinë e infektimit nga Sars-Cov2/Covid-19, për të ulur numurin e të prekurve prej kësaj “flame mbarëbotërore”… M.D.H. = Maska/Mbulimi i hundës dhe i gojës + Distancimi fizik kur dhe ku është e mundëshme + Higjena personale dhe e mjediseve kolektive, janë trinomi i masave që për momentin mbeten më të efektshmet në këtë përballje me “armikun e padukshëm”…. U prehshi në Altarin e Pavdeksisë”, shkruan Kalo.

Please follow and like us: