Albspirit

Media/News/Publishing

Serwer: Madeleine Albright do të përfshihet në dialogun Kosovë-Serbi

Analisti amerikan dhe njohësi i rrethanave në Ballkan, Daniel Serwer, thotë se  amerikanët dhe evropianët duhet të punojnë së bashku për çështjen e Kosovës dhe Serbisë, sepse, sipas tij, është treguar se asnjëri prej tyre nuk mund ta zgjidhin problemin  të vetëm. Ai gjithashtu deklaroi se ish-Sekretarja e Shtetit e SHBA, Madeleine Albright do të përfshihet në këtë çështje, sepse “ajo e njeh terrenin dhe flet serbisht”.

 

Javën e kaluar, në Dhomën e Përfaqësuesve të Kongresit Amerikan në Uashington u mbajt një sesion, në të cilën u diskutua edhe për Kosovën dhe Serbinë. Ky sesion tërhoqi vëmendjen e publikut, ndër të tjera, edhe për faktin se në të mori pjesë edhe Madeleine Albright, ish-Sekretarja amerikane e Shtetit. Pjesëmarrësit, përfshirë edhe Daniel Serwer nga Universiteti “Johns Hopkins”, thanë se Serbia duhet ta njohë Kosovën dhe se Kosova duhet të bëhet anëtare e Kombeve të Bashkuara.

Analisti amerikan, në një bisedë për televizionin serb “N1”, foli edhe për mundësinë e përfshirjes së ish-Sekretares amerikane të Shtetit, Madeleine Albright në dialogun Kosovë-Serbi.

“Nuk është me  rëndësi se çfarë mendojnë serbët, nëse Madeleine Albright duhet të përfshihet, ose jo. Ajo do të përfshihet. Ajo është një ish sekretare e shtetit. Rryma është e rëndësishme, jo aq në Partinë Demokratike, por në botën demokratike, pjesën e botës demokratike që mendon për politikën e jashtme. Ajo është kryesuese e këshillit të Institutit Kombëtar Demokratik. Ajo do të përfshihet. Dhe ajo është gjithashtu dikush që jetoi në Serbi, ajo flet Serbisht. Unë mendoj se kjo duhet vlerësuar”, tha Server, duke komentuar praninë e ish-Sekretares së shtetit në Dhomën e Përfaqësuesve në Uashington.

Serwer gjithashtu thotë se kupton se shumë serbë nuk do ta vlerësojnë atë.

“Për shkak se ajo mbrojti përfshirjen e NATO-s në luftë pas dështimit të bisedimeve të Rambujesë. Dhe unë e kuptoj në mënyrë të përsosur qasjen e tyre ndaj meje edhe pse unë e kundërshtova bombardimet. Megjithat, kjo nuk ka rëndësi, ajo do të ketë ndikim, ka gjëra interesante për të thënë. Ajo këtë e ka dëshmuar edhe në diskutimin në Dhomën e Përfaqësuesve. Sinqerisht, askush prej nesh – Janusz [Buganjski], Madeleine Albright, askush prej nesh nuk është i mirëpritur në Beograd për shkak të asaj që kemi thënë. Beogradi është kthyer drejt Rusisë, drejt drejtimit ultranacionalist”, tha Serwer.

Serwer  thotë se e ka të qartë se për shkak të qëndrimeve të tij nuk është i mirëpritur në Beograd  dhe shton se kjo është për shkak se qeveria serbe është kthyer kah Moska dhe Pekini.

“Unë mendoj se amerikanët dhe evropianët duhet të punojnë së bashku për çështjen e Kosovës dhe Serbisës. Asnjëra palë nuk mund ta bëjë këtë vetëm. Grennell dëshmoi se nuk mund ta bëjë vetëm, po ashtu edhe evropianët. Por nëse ata punojnë së bashku dhe kanë një vizion të përbashkët, jo vetëm për Serbinë dhe Kosovën, por për rajonin në tërësi, mendoj se do të funksionojë. Ky është hapi i parë, që amerikanët dhe evropianët duhet të flasin me njëri-tjetrin, edhe para se të flasin me boshnjakët dhe kosovarët dhe serbët. Kjo është e gjitha”, tha Serwer, transmeton Telegrafi.

Ai gjithashtu thotë se BE duhet të jetë “nikoqiri i dialogut”.

“Unë mendoj se kam thënë disa gjëra të reja në lidhje me Kosovën dhe Serbinë në Uashington, do t’i theksoja ato. Mendoj se amerikanët duhet të kenë një rol mbështetës kur bëhet fjalë për dialogun. Mendoj se BE është ndërmjetës në dialog dhe duhet të jetë nikoqir i dialogut.  Ajo ka ndikimin më të madh tek ato personazhe. Ajo që Amerikanët mund të sjellin në tavolinë është një mbështetje e madhe për Evropianët, si dhe për dy gjëra: zbatimi i çdo gjëje për të cilën u ra dakord, por që nuk ishte e mirë në të kaluarën, dhe këmbëngulja për reciprocitet” , thotë Serwer.

Ai tha se çfarëdo që të kërkojnë në këtë dialog Prishtina dhe Beogradi, duhet të jenë të gatshëm të përgjigjen njësoj.

“Kjo nuk ishte gjithmonë kështu. Për shembull, ne kemi këtë çështje të çuditshme të Gjykatës Speciale, të krijuar në Hagë si pjesë e insistimit të Beogradit që thotë: nuk mund t’i besoni qeverisë në Prishtinë që të përpiqet të ndjek penalisht ata që kryen krime pas luftës. Bashkësia ndërkombëtare  ka ‘blerë’ atë argument dhe këmbënguli në Gjykata Speciale. Unë nuk mendoj se është një gjë e keqe, por nuk është reciproke. Kemi një rast shumë të qartë të tre amerikanëve, amerikanëve nga Kosova, të cilët u vranë në Serbi pas luftës dhe vrasësit e tyre nuk mund të gjykohen në Hagë, sepse Gjykata Speciale nuk ka juridiksion në Serbi. Kjo është qesharake. Unë sugjerova në Uashington dhe askush nuk e vuri re atë që unë sugjerova, që unë rekomandova që Serbia të shtrijë juridiksionin e Gjykatës Speciale në Hagë në territorin serb sepse ata treguan se nuk do të gjykojnë autorët e vrasjeve brenda Serbisë”, tha ai.

Sipas tij, ka edhe disa gjëra të tjera që duhet të kuptohen.

“Njëra është se qëllimi i këtyre bisedimeve, sipas mendimit të amerikanëve, dhe sinqerisht më duket edhe sipas mendimi të shumë evropianëve, që ato duhet të rezultojnë me njohje të ndërsjellë dhe shkëmbim të ambasadorëve. Vuçiq e tha mjaft qartë se ai nuk dëshiron të jetë presidenti i Serbisë që do ta njohë Kosovën.  Mendoj se ai  seriozisht mendon kështu. Unë mendoj se duhet të bëhemi gati të presim në një President të Serbisë që do ta bëjë këtë, nëse është e nevojshme. Në ndërkohë, mund të duhet të marrim parasysh një marrëveshje të ndërsjellë, por vetëm nëse Kosova anëtarësohet në OKB. Ky problem duhet të zgjidhet, edhe nëse problemi i njohjes reciproke nuk zgjidhet”, tha Server, transmeton Telegrafi.

Please follow and like us: