Albspirit

Media/News/Publishing

Studentët nga Prishtina iu bashkuan thirrjes “Drejtësi për Klodianin”

Studentë nga lëvizja studentore ‘Studim Kritikë Veprim’ iu bashkuan dje në mbrëmje thirrjes “Drejtësi për Klodianin”.
“Para Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Prishtinë, studentë ndezën sot qirinj për të shprehur ngushëllime për vrasjen e të riut Klodian Rasha nga një polic i uniformuar e në orar të punës, si dhe u shpreh solidaritet për reagimin qytetar në kërkim të drejtësisë për vrasjen e këtij të riu 25 vjeçar.
Të rinjtë po mbesin shpesh mes dy opsionesh dhune: të lëshojnë vendin ose të përballen me dhunën e pabarazisë dhe eliminimin nga vetë institucionet shtetërore. Këtë e gjeti edhe të riun nga Tirana, Klodian Rashën. Për këtë vrasje nga uniformat, që për nga natyra e punës duhet të ofrojnë siguri, duhet të mbahet përgjegjësi e plotë penale dhe politike, përfshirë hetimi mbi tentativën për mashtrim e manipulim të së vërtetës. Çka në fakt po ndodh është vazhdim i dhunës për qytetarët të cilët kanë ngritur zërin në kërkim të drejtësisë. Të rinjtë e të gjithë qytetarët kanë të drejtë të protestojnë në mënyrë që të ndërtojnë një alternativë përtej dy opsioneve të dhunës që ofron sistemi.”
Please follow and like us: