Nadezhda Dimitrova: Financimi i së ardhmes, trendet në telekomunikacion, ONE Telecommunications
Nga Nadezhda Dimitrova / Menaxhere e Departamentit të Menaxhimit të Mallrave – One Telecommunications
Ju do thoni se telekomunikacioni është telekomunikacion dhe natyrshëm ju lind pyetja se çfarë lidhje ka financimi me këtë fushë.
Në 10 vitet e fundit, telekomunikacioni po bën transformime të vazhdueshme për të qenë koherent me kërkesat e tregut dhe të klientëve.
Shembulli më i qartë është se me ndikimin e internetit dhe komunikimit dixhital, bisedat zanore kaluan në plan të dytë. Tashmë, gjithçka ka të bëjë me të dhënat dhe përmbajtjen.
Megjithatë, për të përdorur të dhënat, klientët duhet të kenë pajisjet e duhura. Të mundësosh aksesin e klientëve në celularë është një tjetër zhvillim krejt i natyrshëm për telekomunikacionin. Duke parë tregun e financimit, mund të themi se ekzistojnë dy lloje kryesore të organizatave që e ofrojnë këtë shërbim:
-Bankat.
-Institucionet e financimit të konsumatorit.
Qoftë për mirë apo për keq, konservatorët janë të parët që priren ta bëjnë pak më të vështirë marrjen e kredisë personale. Por nga ana tjetër, të dyja institucionet janë fleksible dhe të shpejta, megjithëse aplikojnë taksa shtesë dhe norma të larta interesi.
Në të dyja rastet po flasim për një hua e cila mund të përdoret nga klientët për çfarëdo qëllimi.
One Telecommunications është fokusuar te përmirësimi dhe efektiviteti e lidhjes ndërmjet telefonave inteligjentë dhe klientëve të saj. Me pak fjalë, ne bëjmë një punë reale dhe të vërtetë për konsumatorët.
Një vit më parë kemi nisur të investojmë në një përzgjedhje të gjerë për telefonat inteligjentë. Të gjitha pajisjet në dyqanet e One Telecommunications janë origjinalë, me origjinë dhe markë të vërtetuar, si dhe me 24 muaj garanci.
Hapi i dytë ishte prezantimi i modelit të subvencioneve, kur klienti e kombinon pajisjen teknologjike me shërbimet e One Telecommunications. Kështu, ne i bëmë modelet e reja të celularëve edhe më të përballueshëm për klientët tanë.
Në të kundërt, me aplikimin e zbritjeve tradicionale të bazuara në marzhe, ku çmimi është më i arsyeshëm në modelet e vjetra celulare, natyrshëm nxitet rënia e çmimeve të tregut.
Hapi tjetër ishte ofrimi i mundësive që klientët tanë të marrin modelin e ri dhe të preferuar me pagesa të vogla mujore.
Që prej tetorit të këtij viti, One Telecommunications po ofron për konsumatorët shqiptarë atë që quhet Plani i Instalimeve të Pajisjeve (EIP) për telefonat celularë.
Ne kombinuam EIP me shërbimet tona të telekomunikacionit dhe tani në dyqanet tona, abonentët po marrin zgjidhjen më të përshtatshme dhe të plotë: telefonin inteligjent, të paguar me këste të ulëta mujore dhe planin e komunikimit që u përmbush kërkesat e tyre të komunikimit. Me planet tarifore One Unlimited, klientët mund të zgjedhin mes 12 ose 24 muaj EIP.
Nuk mund të them që ne kemi shpikur timonin. Ka të bëjë më shumë me eksplorimin e praktikave më të mira, përvojën e gjeneruar dhe zbatimin e frymës së inovacionit.
Nëse lexuesit janë të interesuar për më shumë detaje, ata mund të studiojnë rastin e programit “O2 My Handy”, të filluar në Gjermani nga Telefonica “O2”, ose rastin e “Orange” në Spanjë.
Pavarësisht se One Telecommunications nuk është institucion financiar, ne kemi investuar dhe punuar shumë në këtë projekt, duke respektuar të gjitha parimet e Financave të Përgjegjshme, të cilat u shfaqën në të gjithë botën pas krizës në vitin 2009.
Gjithashtu, po monitorojmë dhe analizojmë çdo ditë mjedisin ekonomik, nevojat dhe dëshirat e klientëve tanë, me qëllim që të sjellim oferta të sigurta dhe të përshtatura që nuk i shtyjnë klientët tanë në shpenzime apo borxhe të tepërta.
Kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme për ne. Ne e kuptojmë që shërbimet tona na bëjnë pjesë të jetës së përditshme të klientëve dhe duam të jemi të pranishëm si partnerë, jo vetëm si ofrues.
Në fakt, EIP është një propozim fitore-fitore-fitore. Fitorja e tretë është për Prodhuesit e Pajisjeve Origjinale (OEM), kjo, sepse ekzistenca e EIP, e siguruar nga telekomunikacioni, rrit shitjet e modeleve më të reja të nivelit të lartë dhe modeleve më të shitura.
Si përfundim, unë kam besim se programi ynë “Pajisje me Këste” është standardi i ri në tregun e telekomunikacionit shqiptar. Unë ftoj klientët të vizitojnë dyqanet One për të parë përzgjedhjen tonë të telefonave inteligjentë dhe t’u kërkojnë përfaqësuesve të shitjeve që t’u prezantojnë mënyrat për të blerë modelin që u pëlqen, edhe nëse nuk kanë nevojë për pajisje tani.