Albspirit

Media/News/Publishing

Ambasada e SHBA: Mbështesim një sistem të drejtë dhe funksional

Ambasada e SHBA në Tiranë ka reaguar përsëri në lidhje me Reformën në Drejtësi. Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ambasada thekson se duhet të vazhdojë të ecë përpara hap pas hapi.

Në lidhje me Gjykatën Kushtetuese, ambasada shprehet se tashmë duhet vetëm dhe një gjykatës që ajo të jetë funksionale. Në këtë njoftim thuhet se Reforma në Drejtësi nuk do të jetë e lehtë, e shpejtë apo perfekte.

“Reforma në Drejtësi nuk do të jetë e lehtë, e shpejtë apo perfekte, por është duke ecur përpara – hap pas hapi – dhe duhet të vazhdojë. Shtetet e Bashkuara do të vijojnë të mbështesin me forcë dëshirën e popullit shqiptar për një sistem drejtësie transparent, të drejtë dhe tërësisht funksional. Falë bashkëpunimit të ngushtë midis Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Presidencës dhe Parlamentit, me këtë emërim në pritje, Shqipëria është vetëm një gjykatës larg nga një Gjykatë Kushtetuese funksionale (funksionaliteti kërkon një kuorum prej 6 gjykatësish nga 9). Veprimet e tyre u përgjigjen opinionit të Komisionit të Venecias, kërkesave për pranimin në Bashkimin Europian dhe – më e rëndësishmja – kërkesës së popullit shqiptar. Le të ecim përpara – hap pas hapi”, thuhet në mesazhin e ambasadës amerikane.

Please follow and like us: