Aktorja e famshme italiane Ornella Muti vjen në Tiranë
Ornella Muti ka mbërritur në Shqipëri pasi këto Krishtlindje do të festojë bashkë me shqiptarët. Ajo do të jetë e ftuar në spektaklin “Krishtlindje në Tiranë”, të producentin Sokol Guga. Vetë Guga ka publikuar në rrjete sociale një foto me aktoren duke treguar se e ka mbajtur premtimin dhe atë do e shohim në 25 dhjetor si pjesë e spektaklit.
Guga ka ftuar gjithashtu edhe këngëtarin Italian Alex Palmieri. Ky i fundit ka publikuar gjithashtu foto me Ornellën duke treguar se po kënaqen shumë në Tiranë. Na mbetet të presim edhe pak ditë për spektaklin “Krishtlindje në Tiranë”, që do të transmetohet në Klan Plus e do të përfshijë muzikë, argëtim e show.
Please follow and like us: