Albspirit

Media/News/Publishing

Replika me Frrok Çupin/Sali Lushaj: Pushka do burrni, por ti s’je as burrë as grua, je mushkë!

Frrok Çupi: Stresi, si babai hajdut pulash, iku si lepur! Sali Lushaj: Pushka do burrni, por ti s’je as burrë as grua, je mushkë!

Një shkrim ku Frrok Çupi sulmonte reperin Arkimed Lusha, duke e krahasuar me të atin, Sali Lushaj, që sipas tij ka qenë hajdut pulash, ka sjellë replikën e këtij të fundit. Në shkrimin e tij, Çupi thoshte se sa herë që situata nxehej, Sali Lushaj largohej. Por Sali Lushaj nuk e ka kapërdirë lehtë. Në një shkrim të gjatë, ish-truproja i Sali Berishës thotë se ka patur mundësinë që ta vrasë Frrok Cupin, por nuk e ka bërë. Ai nuk harron që të përmendë se djali i tij Arkimedi (Stresi) ka qenë organizator i protestës për vrasjen e Klodian Rashës, dhe kjo sipas tij, i ka trembur të gjithë.

Këtë shkrim e ka postuar në Instagram vetë Stresi duke mos hequr asnjë pikë apo presje nga shkrimi i të atit.

Postimi i plotë:

“Pushka do burrni. Ti je mushk, as burrë as grua! E nëse plumbat do ishin prej m… i besomë nuk t’i kisha kursye!

Mirëdita ka pas burra që i kanë shërbyer atdheut, e qëndrestarë që e kundërshtuan komunizmin si rrallë kush! Por ka patur edhe një spiun të vogël me dosje , një nevojtore Frok Çufrra!

Sapo lexova një artikull në gazetat me fal për shprehjen  “Tema” si dhe “Shqiptarja. com” të kollovarit të botuar Karlo pa bole!

Bisha para se të ngordhë do gjak!

Janë në krizë, nuk i lexon më kush, përveç llojit e sorollopit të tyre! Mirëdita ka pas burra që i kanë shërbyer atdheut, e qëndrestarë që e kundërshtuan komunizmin si rrallë kush! Por ka patur edhe një spiun të vogël me dosje, një nevojtore Frok Çufrra!

E lexova ats shkrim dhe për herë të parë më erdhi keq për shkronjat dhe sinqerisht mora vesh që Frroku qenka gjallë!

Për atë zot pata kujtuar që nuk jeton më matufi! Hyra dhe pashë në internet fotot e tij, kadaver!

Ti Frrok je plak dhe ca gjera që thua jam i bindur që ti kanë shkruar të tjerët, jo për gjë po miqtë e tu më thanë që ka kohë që je pjerdhur e shurron rrugëve e redaksive!

Nejse mirë bën, se ti dhe idhëtarët e tu e keni zakon të shurroni njeri -tjetrin.

Unë jam Sali Shaban Lushaj, ai që nuk ka frikë të ecë mes pazarit nga Tropoja deri në Konispol. E kuptoj edhe inatin tënd, je në grahmat e fundit, dikur ishe spiuni i vetëm i Mirditës tani jeni shtuar, kakarisni nëpër gazeta paçavure që as për letër higjienike nuk i përdor kush!

Në fakt Frok s’të kam llogaritë kurrë as jam munduar të ndyj duart me ty se tytën e kallashit jo e jo!

A e di pse Frok!

Pushka do burrni… Ti je mushk, as burrë as grua!

E nëse plumbat do ishin prej m… i besomë nuk t’i kisha kursye!

Kam qenë dhe mbetem kundërshtar i Enverit, ZP, e gjithë atyre që u shërbeve ti dhe flliqsira si ti, ju e ata!

Ti linde dhe jetove si bastard, ashtu do përfundosh.

Një shtet i tëre po merret me tim bir, të gjitha gazetat e port “halet” mavi po mundohen të hedhin baltë mbi familjen time!

U tmerroi një i ri që frymon liri, po ju frikëson e ju kall datën rinia! Frok, iku koha jote! Ty të ka pëlqyer koteci me sa po kuptoj ndaj po kakaris”!

 

http://shekulli.com.al/frrok-cupi-stresi-si-babai-hajdut-pulash-iku-si-lepur-sali-lushaj-pushka-do-burrni-por-ti-sje-as-burre-as-grua-je-mushke/

Please follow and like us: