Albspirit

Media/News/Publishing

LE POPULAIRE, 1927/HISTORIA E KANIBALIT TË TIRANËS

Aurenc Bebja, Francë – 20 Dhjetor 2020

 

“Le Populaire” ka botuar, të premten e 16 shtatorit 1927, në ballinë, një shkrim rrëqethës mbi historinë e kanibalit të Tiranës, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:  

 Një mishpjekës shqiptar u furnizonte në trekëmbëshat

Prej disa kohësh ishte vërejtur në Tiranë që pas varjeve, trupat e të dënuarve hiqeshin natën nga trekëmbëshi, nga duar misterioze dhe zhdukeshin.

 Policia u vu në kërkim dhe kapi një burrë në orën 11:00, ndërsa po zhvarte një trup të pajetë dhe po e fuste në një thes.

Xhandarët pasi e ndoqën këtë individ, vunë re se ai ishte një mishpjekës nga Tirana që therte (priste) trupat dhe i punonte për të përgatitur pjata (meze) shumë të vlerësuara nga shoqëria e Tiranës.

Gruaja dhe dy vajzat e tij u burgosën me të”.

https://www.darsiani.com/la-gazette/le-populaire-1927-historia-e-kanibalit-te-tiranes/

Please follow and like us: