Albspirit

Media/News/Publishing

Ina K. Zhupa: Projekt-buxheti i Bashkisë Tiranë si vazhdim i aferave korruptive!

Projekt-buxheti i Bashkisë Tiranë si vazhdim i aferave korruptive! 4.5 milard lekë parashikohen të jepen nga paratë e taksapaguese për inceneratorin e Tiranës gjatë vitit 2021.
Bashkia Tiranë ka parashikuar të shpenzoj edhe 4.5 miliard lekë të tjera për llogari të inceneratorit të Tiranës që nuk është ndërtuar edhe s`ka djegur apo ricikluar mbetje asnjë dite të vetme. E vetmja gjë që ka “djegur” janë paratë e taksapaguesve të Tiranës.
Ndërkohë që PD ka ngritur një padi penale në SPAK për kontratën abuzive të incenetarorit të Tiranës, sepse paratë e qytetarëve nuk dihen ku shkojnë dhe kush janë përfituesit e vërtetë të tyre.
4.5 milard lekë që mund të kishin shkuar në ndihma sociale, në investime publike, në çerdhet dhe kopshtet e Tiranës por shkojnë për inceneratorin që nuk ekziston.
Please follow and like us: