Albspirit

Media/News/Publishing

Helidon Bushati: Ka ardhur koha t’i kthejmë vendit shpresën, ndryshimi i madh fillon nga Qarku i Shkodrës

 
Të dashur votues të Partisë Demokratike, të dashur bashkëqytetarë, zonja e zotërinj, vëllezër e motra, banorë të Qarkut Shkodër!
Ndihem fort i nderuar dhe i previlegjuar të fillojmë së bashku një rrugëtim të ri në qendër të cilit jeni ju, banorët e Malësisë së Madhe, Vau Dejësit, Fushë Arrëzit, Pukës dhe ju, bashkëqytetarët e mi të dashur.
Pas një reflektimi dhe vëzhgimi të gjërë vendosa të pranoj këtë detyrë, e cila mu mirëbesua nga kryetari Basha, duke patur të qartë se kjo detyrë më ngarkon me përgjegjësinë për t’i shërbyer me integritet, pastërti, besnikëri dhe mirënjohje secilit nga ju.
Me bindjen se ky rrugëtim do të ketë dhe vështirësitë e tij, por me besimin në mbështetjen e pakursyer të gjithsecilit nga ju, kam siguri të plotë se do të mposhtim çdo sfidë dhe asgjë nuk do të na ndalë në rrugën tonë për të kthyer shpresën dhe prosperitetin në familjet tona.
Me mirënjohje për punën e paepur dhe sakrificat e shumta përgjatë këtyre tetë viteve, dua t’i jap dorën e miqësisë secilit nga ju, që nga funksioni me i lartë drejtues e deri tek anëtari më i thjeshtë i familjes sonë politike.
Me vendosmërinë për t’iu dëgjuar dhe të shkoj me tutje në gjithçka që i shërben kthimit të shpresës, jam këtu për t’i zgjatur dorën e bashkëpunimit çdo banori të Shkodrës, Malësisë së Madhe, Vau Dejësit, Fushë Arrëzit dhe Pukës, duke ju kërkuar të ecim së bashku në rrugëtimin drejtë fitores së madhe në zgjedhjet e 25 Prillit.
Ka ardhur koha t’i kthejmë vendit shpresën, njerëzve mundësinë për të ndërtuar të ardhmen në Shkodër, Malësi të Madhe, Vau i Dejës, Fushë Arrëz dhe Pukë.
Miq, është koha t’i përvishemi punës, na priftë e mbara!
Please follow and like us: