Albspirit

Media/News/Publishing

Poezia e Aleksandër Manzonit vjen në shqip nga Gjergj Fishta

Krishtlindje
Qe se na leu nji foshnje,
Nji djalë né na â’ dergue;
Veç ka’ i veton qerpiku,
Anmiqt bân me felgrue:
Ai nierit i a nep doren
Me u mkambë, edhe kunoren
Mâ t’shndritshme prap i a kthen.
Flejë, o Kerthi i hyjnueshem:
Permbí krye t’and mos rashin
Thellimat e trishtueshem
Msue n’tokë, kû shuen e mbara,
Si kual me t’ngá perpara,
Kúr lufta e rrebtë kerset.
Flejë, o Qielluer, sot popujt
S’ po dijn se kush ka lé:
Por koha i herë do t’vije
Qi trashigim i ké;
Pse mbi njatë grazhd të shkrehun,
Pse brenda pluhnit mshehun
Kanë per t’a njohtë një Mbret!
(Përktheu në shqip, Atë Gjergj Fishta.)
Please follow and like us: