Këngë krishtlindjesh nga Kastëjnexhi
Flëj oj dashur
Shën Mëria tue kënduar
Merr të birin e djepon
Dhe mi thot ndë djepuar
Flëj, oj bir e mos bën vaj.
Flëj, oj dashur, e mos klaj
Rri ndë diept e mos bën vaj.
Kur Shën Mëria,
Te e ftohta shpellë
Ndë natë t’thell,
Jisuin na dha
Me shëjtet duar
Mbë krah e muar
e përgëzoj edhë e këndoj.
Flëj, oj dashur, e mos klaj
Rri ndë djept e mos bën vaj.
Çë t’madh shërbes
Shoh e kam bes!
Atë çë m’bëri
U bëra sod!
Kush mënt t’e thonej!
Kje faremiri,
I pakufiri
Te djepa rri!
Flëj, oj dashur, e mos klaj
Rri ndë djept e mos bën vaj.
Si i vogël djal
Çë s’ka fjal
Si edhe një i vapketh
Një Perëndi!
U thom ndë vethem
Çë t’madh këshill:
Ti pate, o Bir,
T’vinje këtu!
Flëj, oj dashur, e mos klaj
Rri ndë djept e mos bën vaj.
Sa një njeri
T’ish Perëndi,
Ti u leve e u bëre
Dhjalth kështu.
Thua’jme pse
e larta Fjal
si i vogël djal
po klan e rëkon!
Flëj, oj dashur, e mos klaj
Rri ndë djept e mos bën vaj.
Please follow and like us: