Albspirit

Media/News/Publishing

Vili Brandt kërkoi ndjesë për krimet naziste, a do ta bëjnë udhëheqësit serbë për genocidin në Kosovë?

 

“Unë bëra atë që bëjnë njerëzit kur fjalët dështojnë” – do të shpjegonte 50 vite më parë, Kancelari Gjerman Willy Brandt aktin e tij të rënies në gjunjë para memorialit për viktimat e kryengritjes së getos së Varshavës, të vitit 1943. Një moment simbolik i pranimit dhe ballafaqimit me të vërtetën e Gjermanisë dhe historisë së Evropës pas Luftës së Dytë Botërore. Dy dekada nga çlirimi i Kosovës dhe përfshirja e të gjitha vendeve të rajonit në procesin e integrimit europian, shtrohet pyetja: Kur do të shohim udhëheqësit e Serbisë të bëjnë të njëjtën gjë për krimet e kryera në Kosovë, si parakusht për një proces normalizimi e pajtimi mes shqiptarëve dhe serbëve? Piruetat me këmbime territoresh, relativizmi dhe amnestimi i përgjegjësisë shtetërore që mban Serbia për krimet e kryera në Kosovë, në funksion të mbijetesës politike, shpresoj të kenë shërbyer si mësim i hidhur për këdo. Tanimë, nevojitet kurajë dhe përgjegjshmëri për t’u ballafaquar me ketë realitet dhe kurrsesi për t’u përfshirë në revizionimin e historisë.

Qerim Vrioni: Kancelari socialdemokrat gjerman, Vili Brandi dhe ndjesa publike

Please follow and like us: