Albspirit

Media/News/Publishing

Kastrati Group blen aeroportin “Nënë Tereza”

Në Qendrën Kombëtare të Biznesit është zyrtarizuar transaksioni, ku Kastrati Group ka blerë 100% të aksioneve të Tirana International Airport, që menaxhon koncesionin e aeroportit ndërkombëtar “Nënë Tereza”.

Aksionet u shitën nga “Real Fortress Private Limited”, në pronësi të grupit kinez të shërbimeve financiare “China Everbright”. Sipas kontratës, paketa totale e aksioneve u blenë për 71 milionë euro që do të bëhet në dy pagesa.

Historia e shitjes dhe blerjes së aksioneve të aeroportit të vetëm në Shqipëri ka nisur në vitin 2004, kur kontrata e koncensionit u morr fillimisht nga tre aksionerë Albanian-American Enterprise Fund, DEG-Deutsche investitions dhe AviAlliance GmbH. Në vitin 2016, këta të fundit ia shitën aksionet e TIA-s kompanisë kineze China Everbright.

Shitja sërisht e aksioneve ndodh në një kohë kur aeroportit të vetëm në Shqipëri i është hequr esklzuiviteti, që pengonte edhe hapjen e aeroporteve të tjera.

Ndërkohë qeveria ka njoftuar se ka nisur puna për vënien në funksionim të aeroportit të Kukësit. Heqja e ekskluzivitetit e shtoi afatin e koncensionit të aeroportit me dy vite shtesë. Nëse do të hyjë në funksion edhe Aeroporti i Vlorës, tenderi i të cilës është shtyrë disa herë, Tirana International Airport mund të marrë 2.5 vjet të tjera shtesë.

Please follow and like us: