Albspirit

Media/News/Publishing

Cikël poetik nga Mustafa V. Spahiu

 

 

ÇKA MË TRIMËRON

 

 

Më trimëron deti-bëhem lundërtar,

Trimërisht hepohem tej kah oqeani.

Murin e gjakut se shpërthen tufani,

I vetvetes mbetem pas fjalës – zjarr.

 

Diellit i kërkoj guxim t’shenjtërohem,

Ta ndris me rreze drite natën e thellë,

Fjalë më t’arta të gjejë në çdo shpellë;

Për varg t’vërtetë mos të turpërohem!

 

Më trimëron mali që nuk ka të matur,

Kënga do jetë titane – kuptimplotë, e

Larg t’i parandjejë tërmetet në botë;

N’lirikë, oktavë e rimë – pa u zgjatur!

 

Më trimëron shkëmbi n’acar inatosur,

Jo! Si tiposet bindja t’jetë dru i thatë!

Shkëmbi gjakon qëndresën pa mëkat,

Vargu pret t’vërtetën paç t’brumosur!

 

Më trimëron vargu motesh homerian,

Do motive kërkimesh më të vështira!

Kërkon tog perlash ende më t’arrira-

Me katharsis thadroj vargun naimian!

 

Deti! Deti! Turren dallgët miqësore…

Trimërisht për art me çdo shkëmb

Duke u ndeshur dhëmb për dhëmb;

Bëhem albatros mbi puhizën jugore!

E mërkurë, 23 shëndré 2020, në Dardaninë Ilire.

 

 

LOKUCIONE. ONOMATOPEA…

 

 

Shprehje mërli shqipe janë:

Tungjatjeta! Tungjatjeta!

Rrofsh e qofsh për jetë e mot!

Mirë…

mëngjesi, dita, mbrëmja;

Natën… gjumë të shqerrave…

Mbeçi me shëndet!

Mirë ardhshi (me nëntë mira)!

Mirë vafshi – rrugë të mbarë!

Mirë ju gjetshim!

Mirë se erdhe, mot për mot!

Mirë se ju gjeta!

Mirë se erdhët – sofra shtruar!

Mirë se vjen!

Mirë se na vjen!

Mirë se vini!…

Puna e mbarë!

Të mira paç e të mbara!

E paçim me jetë të gjatë!

Ju ardhshim në gëzime!

Ju vallëzofshim në dasm!

Për shumë vjet!

Qofshi shëndosh!

(Miqt shëndosh!)

Me shëndet!

Shëndet paç!

Ju faleminderit!

Me nder qofshi!

Të ardhshin të mirat e botës!

Të nderoftë pazari!

Kryet shëndoshë!

Qofshi vetë, si mal me borë!…

Besa e burrit – pesha e gurit!

Zgjate hapin sa e ke vrapin!

Kush ecën ngadalë, shkon larg!

Shtatë herë mat – njëherë prej!

 

 

ONOMATOPEA

 

 

Fauna ka thesare me zëra e tinguj

Nga më të ylberoshta –

Duke na kujtuar veçoritë e larmishme

Karakteristike për fenomenet

Që shfaqen e tregohen nê natyrë:

Bota e bagëtive secila syresh

E ka onomatopenë e vet, e rrallë është

Bota e gjallesave nënujore,

Bota e shpezëve ajrore (ornitologjia),

Është magji e mrekullueshme;

Bjeshkët me shungullimin e tyre,

Përrenjtë zhurmues gur mbi gur,

Lumenjtë gurgullimën e tyre,

Ujëvaret zhumhurin më melidioz;

Asnjë onomatope s’kanë ngjashmëri,

Çdo gjallesë shquhet dhe mirëkuptohen,

Me onomatopenë e vet dhe shumëzohen,

Vetëm papagalli dhe grifsha dhe skilja finoke – janë imitatorë – qesharak!

Në poezinë “Korbi” të E.A.Poes,

Onomatopea “Kurrë më!”, “Kurrë më!”

Na nxjerr një leksion qortues,

– Kurrë më,

– Kurrë më:

“Selam, qelam!”

“Tung, tung!, ore cung!”

L a m t u m i r ë!

“Çao, çao!”

– Boni selam Rahovecit!

ose

Jepi të fala Dan Dragobilit!

Oh, bota gjuhën shqipe ta kenë:

L a k m i!…

E mërkurë, 23/24 shëndré 2020, në Dardaninë Ilire.

 

 

 

TRIPTIKON PËR GOBLENAT

– Duarve të qelibarta të zyshes Yrfete

 

I. DY KUAJ NË HARBIM

 

Galopojnë dy kuaj para erës n’harbim

Me jelet e yjzuara fushës në paanësi.

Janë madhështor gëzimin kush ua di?

Duarësh të endur, s’kanë shëmbëllim.

 

Luadhet dridhen rrezet dyjare bukuri,

Njerëzit e punës shikojnë me mallë-

Shpinës’kuajve rètë sillen vërdallë,në

Goblen kur shikon pak janë katër sy –

 

Skyfterësh, ngjyrat ujëvare lotngrirë,

Penjtë peisazhit dënesin pangushllim!

Shenjë e zotit guaska mbyll n’amshim;

Shpirti stinësh zgjo’ sythet duke mbirë.

 

N’harbim të kuajve bima rritë kërcellin,

Gobleni n’mur loti puth tokën e qiellin…

 

II. MULLINJTË NË BJESHKË

 

Jehu i përrenjve në bjeshkë më shpie,

Më cyt kureshtja – zemra ka dëshirë…

Gurët bluajnë grurë moti të shirë, dhe

Ahat me pishat akuarele mrekullie…

 

Lugjët duan ujë s’u ngopet dot gryka,

Gobleni dytë – peng i gruas sime, si

Qilim’i Apolonisë – veshur gjelbërime;

Trokashkat gurësh s’i ndalë as myka.

 

Mullinjtë shekujt ende s’i kanë tretur…

T’uriturit ngjiten qafash t’tmerrshme,

Moknat ngelën pa forcë t’përhershme,

Mullinjt’e blojës strukjen kanë gjetur…

 

Djersët me shtreza e freskojnë ballin-

Sonetit të qëndismës inxhi gjejë mallin.

 

III. DY SORKADHE BJESHKE

 

Çdo bukuri e ka mrekullinë hyjnore,

Në ozonin e bjeshkës sa më lartë…

Dy sorkadhe rrahin n’qepallë syartë,

N’goblen s’kanë frikë – punë dore! –

 

Ngaredin, dëfrehen në gji t’lirishtash,

Nuhasin rrezikun-ninëzat në vështrim,

Gëzofit t’kadifenjtë t’i bëjë përshkrim;

I ruajnë engjujt – ngjitur lartë pishash.

 

Natën e përtypin n’harmoq të heshtur,

Ylberet s’ndërrojnë ngjyrat kanë ‘i veti,

Bjeshka i strehon me një besnikëri, dhe

Janë t’vetmuara n’frikë të parreshtur…

 

Sorkadhet n’goblen s’janë t’përlotura,

Qartë duken fotos se janë t’mbrojtura.

 

E premte, 25 shëndré 2020, në Dardaninë Ilire.

 

 

Please follow and like us: