Si sot në 1984 e vizitoi Shqipërinë komuniste, kryeministri bavarez Franc Josef Strauss
Si sot më 18 gusht 1984 e vizitoi Shqipërinë komuniste Kryeministri i Bavarisë, Franz Josef Strauss.
Ai është i pari funksionar perëndimor që ndërmerr një hap të tillë, duke thyer akullin disavjeçar të sistemit të vetëizoluar monopartiak, edhe pse Shqipëria bënte prova të përhershme për të krijuar marrëdhënie me shtete perëndimore, kryesisht ato evropiane.
Madje Strauss-it iu desh të zgjaste me një ditë qëndrimin e tij në Shqipëri, për t’u takuar me një prej funksionarëve të shtetit shqiptar.
I vetmi përfaqësues zyrtar shtetëror që e priti nga pala shqiptare ishte zëvendëskryetari i Këshillit të Ministrave, Manush Myftiu.
Nga pasuria arkivore që ruan Arkivi Qendror Shtetëror sjellim një pjesë të bisedës mes Myftiut dhe Strauss-it gjatë pritjes që u krye më 18 gusht 1984