Yuri Kim: SHBA vlerëson lidershipin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të OKB
Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka reaguar ditën e sotme për rolin e ri të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, si bashkëpeshëmbajtëse me SHBA-të, lidhur me qëndrimin për çështjen e Ukrainës.
“SHBA vlerëson lidershipin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, si bashkëpenëmbajtëse me SHBA për çështjen e Ukrainës. Agresioni i Rusisë jo vetëm që kërcënon Ukrainën dhe Evropën, por edhe rendin ndërkombëtar për të cilin OKB-ja është ngarkuar të ruajë”, shkruan ambasadorja në reagimin në Twitter.
Please follow and like us: