Albspirit

Media/News/Publishing

Blinken pret Ramën, të dy palët deklarojnë thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve

Sekretari amerikan i Shtetit Antoni Blinken ka vlerësuar mikpritjen shqiptare për shtetasit afghanë, pas rikthimit në pushtet të talebanëve, duke shprehur mirënjohjen e tij .

“Ajo që ke bërë është një nderim i madh, tregon bujarinë e Shqipërisë që ka hapur dyert për rreth 2000 afghanë” tha zoti Blinken gjatë takimit me kryeministrin shqiptar Edi Rama të martën në Washington.

Ai çmoi me mirënjohje edhe bashkëpunimin aktual mes SHBA dhe Shqipërisë lidhur me situatën në Europë, për sigurinë dhe lidhjet e ngushta veçanërisht përmes NATO-s. Zoti Blinken tha gjithashtu se të dy vendet kanë shumë sfida bashkëpunimi edhe në Këshillin e Sigurimit.

Kryeministri Rama nga ana e tij e konsideroi nder takimin me zotin Blinken, ndërsa tha se e vlerëson si më të shtrenjtën miqësinë shqiptaro-amerikane. “Ne jemi shumë krenarë që jemi aleatët tuaj dhe e çmojmë shumë këtë miqësi të veçantë” tha zoti Rama.

Please follow and like us: