Albspirit

Media/News/Publishing

Dritan Demiraj: Koha që Kosova t’i bashkohet NATO-s

Tani është pikërisht ky momenti i duhur që ti bashkohemi të gjithë shqiptarët kudo në botë nismës dhe kërkesës së institucioneve ndërkombëtare që Republika e Kosovës ti bashkohet Aleancës Euro-Atlantike, NATO. Në këtë moment e gjithe bota pa fytyrën e vërtetë të Vuçiçit, i cili e ka të pamundur të shkëputet nga vrasësit e fëmijëve të pafajshëm në Ukrainë. Tashmë ka ardhur momenti që SHBA dhe BE të mos e lejojnë më Serbinë që të përdorë kartën e neutralitetit, pasi kjo kartë është shfrytëzuar që të përfitojë si nga Moska dhe Perëndimi. Së fundi, ka ardhur momenti që qeveria e Republikës së Shqipërisë dhe ajo e Kosovës të përgatisin një infrastrukturë të përbashkët sigurie dhe mbrojtje, në mënyrë që të rrisin ndjeshëm kapacitetet operacionale dhe ndërveprueshmërinë brenda gjithë hapësirës mbarëshqiptare me SHBA-të në krye.

Please follow and like us: