Mevi Rafuna: Cilët jemi ne?
Disa gjëra që i kam thënë dhe shkruar shumica nuk i pëlqejnë, por sidoqoftë qëllimi i shkrimeve të mija nuk është personal, sepse nuk shkruaj për të rënë në sy, as nuk shkruaj që nesër t’i futem politikës. I shkruaj gjërat ashtu siç unë i shoh e që në shumicën e rasteve përkasin me të vërtetën, që na pëlqeu apo jo e vërteta është mbi ne.
Këto javë të luftës në Ukrainë, ajo çfarë më ra në sy janë çeçenët myslimanë të cilët për nga dukja nuk dallojnë me vehabistët në trojet shqiptare.
Çeçenët që dikur u pavarësuan, por e humbën pavarësinë, të masakruar e të vrarë nga rusët dekada më parë, sot janë në rreshtin e parë në luftën e Ukrainës, për të dhunuar gra e për të vrarë fëmijë.
Madje nuk është për çudi as thirrja e tyre për t’ia rrëmbyer fëmijet me dhunë nënave të Ukrainës.
Të njejtën e bënë edhe turqit tek ne kur na i grabisnin fëmijët në djepa dhe femrat e reja, për ta ndrequr racën e tyre mongole!
Kur është në pyetje pushtimi i Europës dhe nënshtrimi i Perëndimit, sllavët dhe myslimanët i lënë ndasitë dhe urrejten anash dhe bëhen të gjithë bashkë.
Askush më shumë se ne shqiptarët nuk e ka përjetuar këtë pushtim dhe tragjeditë e tmerret dihet botërisht cilat janë!
Në një reportazh televiziv e pashë para pak ditësh se si Putini, ishte pas të gjitha grupeve ekstremiste islamike në Afrikë, madje ju kishte dërguar edhe armatim për lufta civile dhe sulme terroriste në shtetet përkatëse.
Dhe nuk është çudi nëse vehabistët në trojet shqiptare kanë sponosorë të tillë pasi që ata kanë dy kauza që përmes trojeve shqiptare të luftojnë vlerat perëndimore dhe poashtu të shkatërrojnë kulturën dhe kombin shqiptar.
Ndërsa kultura jonë është pre e sulmeve vehabiste çdo ditë,poashtu heronjët tanë poshtërohen dhe mundohet që luftës së fundit në Kosovë t’i jepet kahje fetare (e në esencë ishte kombëtare).
Para disa muajsh pashë me një televizion një femër me mbulesë e FSK-së e cila po jepte intervistë para mermorialit të Familjes Jashari në Prekaz.
Mesazhi i saj ishte se ajo si femër kishte fituar “betejën” e saj e cila qenka shamia dhe atë në Ushtrinë e Kosovës.
Dhe ku ka më poshtërsi se ajo intervistë e atillë, në atë vend të shejtë për të gjithë shqiptarët. Thua se ato gra që kishin dhënë jetën për lirinë e Kosovës, paskan rënë që ne në liri t’i kthehemi robërisë e të marrim tradita e zakone arabe që nuk përkojnë as në kohë e as në realitetin tonë.
Gjyshet tona bënë çdo gjë që ta largojnë shaminë ndërsa sot vajzat e paskan “betejë” rikthimin e saj.
Mjerisht vehabistët kanë arritur të futen në çdo institucion. Mësues vehabistë që para nxënësve shpallin Skendërbeun djall dhe poshtërojnë të gjithë Rilindasit Kombëtar.
Nxënës të indoktrinuar qoftë nga prindërit qoftë nga mësuesit refuzojnë ta lexojnë At Gjergj Fishtën me prektestin se ai ishte prift.
Gjenerata e viteve 90′ të cilët kanë të gjithë emra kombëtar i quajnë fëmijet e tyre me emra arabë.
Dhe kur i flet këto shumica heshtin, nuk duan të dëgjojnë, janë të frikësuar apo të paragjykojnë.
Mua më quanin ateiste, e marrë, e poshtër apo islamofobe.
Dhe përderisa ne në çdo fshat, lagje e qytete kemi më shumë xhami sesa çerdhe, ambulanta,bibloteka, farbrika etj.
Para lufte thonim se jemj 95 % shqiptarë etnikë në Kosovë,pas lufte jemi 95% myslimanë.
Cilët jemi ne?
Për çka u bë gjithë ajo luftë, gjithë ajo sakrificë shekullore që ne në vitin 2022 të jemi të pushtuar nga vehabistët?!