Albspirit

Media/News/Publishing

Ilir Levonja: Foltorja duhet të kthehet në garë tashmë

 

Kjo ideja e bashkimit të PD-së të cilën Sali Berisha e hedh në foltoret e radhës, më duket më shumë një ftesë për këta mohikanët e fundit në selinë blu. Unë do thosha shkoqur, bashkimi nuk vjen nga qëndrimi aty i gjoja kundërshtarëve të foltores, nga bashistët dhe babalet etj., por nga rruga. Ose nga rrugët a sheshet e Shqipërisë. Ndaj gjykoj se misioni i Foltores mbaroi. Nuk ka se çfarë fiton më PD-ja me riafrimin e këtyre tipave, për më tepër kur flasim për ca pika të forta në reformimin e statutit të një force politike. Ato mbi zgjedhjet lokale, pra për një rivotim. Dhe tjetra nëse humb zgjedhjet e përgjithshme, hapja e krahut është kriter i panegociueshëm. Logjika e do që të gjithë këta të rivotohen, por ata nuk pranojnë. Nuk e njohin votën si institucion. Madje ngulin këmbë në atë teorinë e antiamerikanizmit, kur në zgjedhjet e 6 marsit ata humbën pikërisht edhe për këtë. Që dmth, vullnetet e lira për një forcë të hapur, për një forcë më përfaqësuese të shoqërisë, nuk imponohen dot nga ambasadat. Amerika nuk është qeveria e Joe Bidenit, ashtu siç edhe nuk ishte ajo e Donald Trumpit, është shumë herë më e madhe. Se kur dëgjoj ca idiotër si gjoja antikomunistë etj., që u mbeti në gojë antiamerikanizmi, shoh paralelisht ringjalljen e një pushteti tjetër, po aq të dhunshëm sa ai i xhelatëve të tyre. Me të njëjtën pështirosje që mbrojtën Bashën, po mbrojnë sot këtë Alibeajn, si gjoja antikomunist, se gjoja vjen nga shtresa e të përndjekurve etj. I jepni udhë statistikave, kaq. Lërini pordhët me teorinë e meritokracisë etj. Statistikat janë aty, kanë humbur, në 6 palë zgjedhje. Nuk kanë fituar asnjë herë. Kaq. Duan të rrinë, le të rrinë, por koha e tyre mbaroi. Sot faktet po flasin dhunshëm, dyer të blindura, shifra alarmante të humbjes, përçarjes etj. Madje nëse doni të jeni të ndershëm së pari me demokratët dhe së dyti me shqiptarët, nxirrni faturat për këto dyert e blindura. Eshtë akti më i ndyrë brenda një force politike. Ato para mund të ndihmonin sot sadopak në moralin e rrënuar të shqiptarëve karshi krizës globale në rritjen e çmimeve etj. Ata që sot blindojnë familjen për interesa personale, nesër mund të blindojnë Shqipërinë, po për karriken e tyre. Si mund të falen ideatorët e gazit lotësjellës karshi anëtarëve? Nuk ka bashkim  kështu. Eshtë një kohë tmerrësisht e humbur kot. Sali Berishës duhet thënë që të hapi garën, madje t’i krijoj kushte kandidatëve të tjerë. Respekt për sa bërë në rithemelimin total të një force politike, pasi ashtu i do demokracia, me bazë të fortë statuore dhe votë kolegjiale, a votë primare, por Foltorja duhet të shndërrohet mirëfilli në një gare tjetër. Të merresh sot me bashistët, babalet, me humbësit, është një vetëvrasje e ëmbël.

Please follow and like us: