Xhezo Cana: Si festohej shpallja e Pavarësisë në Gjirokastër në 1937?
Në çdo përvjetor dhe jubile, Festa e Shpalljes së Pavarësisë Kombëtare të Shqipërisë, është festuar me madheshti edhe në qytetin e Gjirokastrës.
Fotot që po përcjellim për herë të parë i përkasin vitit 1937.
Gjirokastra feston 25 vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë Kombëtare.
Për të festuar këtë ngjarje të madhe dhe historike, Gjirokastra është zbukuruar me flamujt e festës.
Në foton e parë manifestuesit të moshave të ndryshme zbresin nga Qafa e Pazarit për në sheshin e Çercizit.
Të veshur si për festë janë rreth Monumentit që është përuruar më 18 Mars të vitit 1934.
Nga ballkoni i Bashkisë duken titullarë njëri nga të cilët duke folur.
Nëse do vini re me kujdes, ashtu sikundër në foton e parë një hark i madh i veshur me kulpre , në mes parualla RROFTË FLAMURI dhe në dy anët flamuj, një hark i tillë është edhe në krye të sheshit të Çerçizit të vendosur pranë shtëpisë së Dr. Aleksandër Kalivopullit.
Mbresëlënëse këto foto që i përcjellim për herë të parë dhe që sjellin atmosferën në Gjirokastër të festës së 25 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë Kombëtare të Shqipërisë.