Albspirit

Media/News/Publishing

Artan Kajtazi: KICIRIBË 

 

Anëlumë përbri moçalit

garbi e tërbuar në ligatinë

për hidhërim të diçkaje

seç u dëgjua një kiciribë!

Përgjatë bregut buzë moçalit

bar kënete i lagësht e i pa tharë

n’bar bibe me lule t’bardha

seç e ndjeva një zog këngëtar!

Bar brenge me lule ngjyrë trëndafili

erë zambakësh moçalore gjithandej

e një britmë çudie seç me kaploi

kur e pashë një kiciribë më sqep të kthyer!

 

 

Please follow and like us: