Albspirit

Media/News/Publishing

Avdush Canaj: QENTË NA SHIKONIN ME DHIMBJE

Hyrën në klasë si bishat
mësueses tonë të mirë
ia lidhën duart
edhe neve nga i pari deri tek i fundit
pa dhimbje
na vranë me breshëri plumbash
një klasë të tërë
pse këndonim
për diellin e qiellit tonë dardan.
Tri ditë e tri net
u dergjëm në oborrin e dritës
qentë s’na kafshonin, as macet
na shikonin me dhimbje
dhe iknin trishtueshëm.
Ditën e katërt
sërish erdhën ata që s’kishin zemra
në një varr të madh na hodhën,
mbollën pemë mbi ne
për ta fshehur tmerrin.
Mësuesja ngre zërin
bashkë me ne
këtu jemi thellë, këtu
nën këta drunj që nuk blerojnë
eni, na nxirrni
ata që na vranë ishin me shajkaqa
tregoni botës për gjakun tonë.
Ju thoni nënave, baballarëve
të mos qajnë
të mos vishen me të zeza
liria do të vijë patjetër
ne jemi engjëjtë e saj
ne më shumë të tjerë
në Dardaninë e përgjakur.
Please follow and like us: